web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të gjithë në shesh kundër sistemit”/ Protestuesi: Qytetarët dhe deputetët të dalin përballë Ramës

16 Korrik 2026, 20:08, Aktualitet CNA

“Të gjithë në shesh kundër sistemit”/

Qytetarët kanë arritur në ditën e 47-të të protestës kundër qeverisë dhe teksa mbërritën me marshim para Kryeministrisë, po vijojnë edhe sot me fjalimet e tyre.

Një prej protestuesve u shpreh se nuk do të ndalen me qëndrimet e tyre kundër sistemit politik në vend.

Ndër të tjera, protestuesi tha se në këtë pikë të tubimeve të përditshme, inkurajohen të gjithë qytetarët dhe deputetët që të përballen me kryeministrin Edi Rama.

“Të gjithë në shesh kundër këtij sistemi kriminal. Lëvizja nuk bëhet dot pis. Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje janë në shesh. Pika e parë e kësaj proteste është ajo që kemi kërkuar që prej ditës së parë. Dhe kjo është dorëheqja. Nuk do të thotë se nuk inkurajojmë qytetarët e deputetët të dalin përballë Ramës”,-tha qytetari./CNA 





Lajmet e fundit nga