web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blindohet sërish Kuvendi/ Masa për protestë

16 Korrik 2026, 09:56, Aktualitet CNA

Blindohet sërish Kuvendi/ Masa për protestë

Godina e Kuvendit të Shqipërisë sërish është blinduar nga forca të shumta efektivësh dhe autobote me ujë. Masat janë marrë për shkak të protestave.

Sot zhvillohet seanca e radhës parlamentare dhe policia ka marrë masat për zhvillimin e ndonjë proteste të mundshme para Kuvendit ashtu siç ndodhi pak javë më parë, ku protestuesit zbarkuan para Kuvendit dhe goditën me vezë deputetët para seancës.

Edhe në seancën e fundit, Kuvendi ishte blinduar nga efektivët, ndonëse nuk u zhvillua asnjë protestë./ CNA





Lajmet e fundit nga