web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit

17 Korrik 2026, 08:48, Aktualitet CNA

Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e

Ditën e sotme mbahet protesta e 48-të radhazi kundër qeverisë. Prej gati dy muajsh qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në ditët e tjera qytetarët mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku dhe mbajnë fjalime para Kryeministrisë.

Në çdo protestë nuk mungojnë pankartat dhe banderolat me mesazhe kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend.

Në tubimin e zhvilluar një ditë më parë, qytetarët njoftuan edhe protestën e radhës para Parlamentit. Më 23 korrik, në të njëjtën ditë me zhvillimin e seancës plenare do të protestohet kundër qeverisë.

Protestat para Parlamentit janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku ka pasur dhe arrestime të qytetarëve. /CNA





Lajmet e fundit nga