Andy Burnham shpallet lider i Partisë Laburiste/ Ja kur pritet të marrë detyrën e kryeministrit
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku tha se organizata ndërkombëtare e qendrës së djathtë, CDI, ka dalë me një deklaratë për situatën në Shqipëri.
Këlliçi tha se në deklaratë CDI shpreh solidaritetin me opozitën dhe me qytetarët që prej më shumë se 45 ditësh protestojnë kundër qeverisë.
Ndër të tjera, në deklaratë CDI u bën thirrje autoriteteve shqiptare të angazhohen në një dialog të mirëfilltë demokratik, të zbatojnë rekomandimet ndërkombëtare për reformën zgjedhore, të garantojnë kushte të barabarta për konkurrencën politike dhe të ndalin çdo formë intimidimi apo presioni ndaj protestuesve paqësorë, gazetarëve dhe shoqërisë civile.
Deklarata e plotë:
Organizata ndërkombëtare e qendrës së djathtë, më e madhja në botë, Centrist Democrat International CDI, me 115 parti anëtare që përfaqësojnë 83 shtete të botës, ku mes tyre bën pjesë dhe PDSH, zhvilloi punimet e Asamblesë së Përgjithshme në Bruksel.
Delegacioni i PDSH, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha, informoi Asamblenë mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri, protestën epike qytetare që tashmë ka hyrë në ditën e 48 në shesh, si dhe kërkoi ngritjen e një grupi pune për të dokumentuar lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, një kërkesë e cila u mirëprit menjëherë pozitivisht, së bashku me propozimin për zhvillimin e një konferencë ndërkombëtare për narkoshtetin në Shqipëri.
Pas njohjes me aktualitetin në vendin tonë dhe zhvillimet më të fundit, si dhe pas mbështetjes permanente me një sërë rezolutash mbi farsën elektorale të 11 majit 2025, kjo organizatë miratoi një deklaratë mbi situatën në Shqipëri, si më poshtë vijon:
Deklaratë e CDI-së për Situatën në Shqipëri.
Internacionalja Demokrate e Qendrës (CDI),
– Shpreh shqetësimin e saj të thellë për përkeqësimin e vazhdueshëm të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike në Shqipëri, siç pasqyrohet në raportet dhe vlerësimet e fundit ndërkombëtare.
– Shpreh solidaritetin e saj me opozitën demokratike dhe me mijëra qytetarë shqiptarë, veçanërisht me të rinjtë e shumtë, të cilët prej më shumë se 45 ditësh protestojnë në mënyrë paqësore në mbrojtje të demokracisë, transparencës, shtetit të së drejtës, mbrojtjes së mjedisit, të drejtës së pronës dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë.
– Rikonfirmon se e drejta për protestë paqësore, liria e shprehjes dhe pjesëmarrja politike janë liri themelore demokratike që duhet të respektohen dhe të mbrohen plotësisht.
– I bën thirrje autoriteteve shqiptare të angazhohen në një dialog të mirëfilltë demokratik, të zbatojnë plotësisht rekomandimet ndërkombëtare për reformën zgjedhore dhe forcimin e shtetit të së drejtës, të garantojnë kushte të barabarta për konkurrencën politike dhe të ndalin çdo formë intimidimi apo presioni ndaj protestuesve paqësorë, gazetarëve dhe shoqërisë civile.
– Rikonfirmon angazhimin e palëkundur të CDI-së për të mbështetur popullin shqiptar në përpjekjet e tij për demokraci, pluralizëm, shtetin e së drejtës dhe vlerat e CDI-së. /CNA
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë në Ministe...
Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir ...
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi, ka mbajtu...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e...
Ligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” pritet t’i japë Guver...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë në Ministe...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur sot lidhur me ...
Prej më shumë se dy muajsh, fshati Boshanj në Bashkinë Kol...
Familja e Martin Canit, i cili u vra me thikë nga bashkëmo...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48-të radhazi kundër qever...
Ashtu siç paralajmëruan rreth dy muaj më parë, kompanitë e...
Mijëra qytetarë po marshojnë nëpër Tiranë edhe në ditën e ...
Mjeku i njohur kardiokirur, Edvin Prifti, ka njoftuar se k...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Një nga fjalimet e mbajtura këtë të enjte para Kryeministr...
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...
Qytetarët kanë arritur në ditën e 47-të të protestës kundë...
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndarë sot të dhënat nga ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...