web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i BE-së vlerëson punën e SPAK-ut: Shqipëria përparon në luftën ndaj korrupsionit, media nën presion

17 Korrik 2026, 20:27, Aktualitet CNA

Raporti i BE-së vlerëson punën e SPAK-ut: Shqipëria

Komisioni Evropian ka publikuar raportin vjetor për “Sundimin e Ligjit për vitin 2026”, duke vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Dokumenti evidenton një kontrast mes rezultateve konkrete të strukturave të drejtësisë dhe vështirësive që ende hasin liria e medias dhe shoqëria civile.

Sipas raportit, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit ka shënuar progres të vazhdueshëm në hetimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë.

"Në Shqipëri, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka vazhduar të japë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe në ndërtimin e një historie të qëndrueshme hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh," thuhet në raport.

Sa i përket medias, raporti thekson se përkundër përpjekjeve, gazetarët në Shqipëri vijojnë të përballen me një mjedis armiqësor.

"Në Shqipëri, rastet e kërcënimeve verbale dhe fizike, fushatat e shpifjes dhe përdorimi i padive strategjike (SLAPP) ndaj gazetarëve kanë vazhduar, duke ndikuar negativisht në lirinë e medias dhe pavarësinë editoriale," thuhet në raport. 

Raporti gjithashtu ngre shqetësim për transparencën në politikëbërje dhe qëndrueshmërinë financiare të organizatave të shoqërisë civile, të cilat përballen me vështirësi operacionale. Për sa i përket institucioneve të pavarura, raporti konstaton se ato vazhdojnë të përballen me mungesa të burimeve njerëzore dhe financiare, ndërsa cilësia e procesit ligjbërës dhe efektiviteti i konsultimeve publike mbeten sfida për t'u adresuar./ CNA





Lajmet e fundit nga