Zhvillohet sot protesta e 49-të kundër qeverisë
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar sot lidhur me përmendjen e tij në një qëndrim që ka ndarë sot Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Në një postim në rrjetet e tij sociale, Dervishi shkruan se komenti për shifrën prej 8.5 miliardë eurosh që hyjnë në ekonominë shqiptare përmes turizmit dhe investimeve të huaja nuk lidhet me një artimetikë të thjeshtë.
Sipas gazetarit, pyetja për këtë çështje qëndron në faktin se leku është mbiçmuar në përmasa që nuk reflektohen as nga turizmi e as nga investimet, në një kohë kur eksporti, prodhimi dhe fuqia blerëse janë në nivele të tjera.
Postimi i plotë:
Qesh mirë kush qesh i fundit!
Zonja ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit më paska përmendur sot dhe ka shtuar se ka qeshur shumë.
Mirë ka bërë. E qeshura është shëndet, sidomos kur pyetjet janë të thjeshta. Më mirë të qeshim se të qajmë.
Por aritmetika juaj e nderuar ministre, x + x + x = 3x, nuk i jep përgjigje pyetjes se pse leku është mbiçmuar në këto përmasa, ndërkohë që eksportet, prodhimi dhe fuqia blerëse nuk po shfaqin të njëjtin muskul.
Prandaj pyetja ime mbetet fare e thjeshtë, mund ta quash edhe naive: a shpjegohet mbiçmimi shumëvjeçar i lekut vetëm me turizmin, remitancat dhe investimet e huaja, apo në treg qarkullojnë edhe euro që statistikat zyrtare nuk i kapin dot?
Nuk mbaj mend kush e ka thënë, por më ka mbetur si një nga përkufizimet më të bukura të ekonomisë: "përtej ndërlikimit të shifrave, kalkulimeve, doktrinave dhe modeleve, ekonomia është shkenca më e thjeshtë dhe më praktike. Ajo matet në tryezën e punëtorit dhe të pensionistit".
Makina llogaritëse është shumë e saktë në mbledhje, por ja që nuk është makinë larëse dhe, mbi të gjitha, nuk ta shpjegon dot vetë zhytjen e euros.
Kam edhe disa pyetje serioze për ju zonja ministre, kësaj radhe jo për humor.
Sa kompani de jure të huaja, të regjistruara dhe të raportuara si kapital apo investim i huaj direkt, kanë pronarë de facto shqiptarë, kapital shqiptar dhe investim shqiptar?
A mjafton që një kompani të regjistrohet në Ishujt Kajman, Qipro, Holandë, Maltë apo Delaëare që t’i ndryshojë automatikisht flamuri pronarit, kapitalit dhe investimit?
Sa kompani që operojnë në hidrokarbure dhe naftë, në koncesione e PPP, në tregtinë farmaceutike, ndërtim, infrastrukturë, investime strategjike dhe resorte janë në të vërtetë kompani “postbox”, pra kanë vetëm një adresë jashtë, por pronësinë, kapitalin dhe kontrollin real e kanë në Shqipëri?
Sa prej këtyre parave që statistikat i regjistrojnë si investim të huaj janë, në fakt, kapital shqiptar që ka bërë një xhiro turistike nëpër parajsa fiskale dhe është kthyer në atdhe me pasaportë të huaj?
Këtu nuk mjafton aritmetika, duhen edhe pak njohuri nga kimia. Ndonjë i paditur, si unë, mund të kërkojë edhe transparencë mbi pronarin përfitues, burimin e kapitalit dhe origjinën reale të investimit.
Përgjigjja juaj mund të jetë serioze ose edhe me humor. Mjafton të jetë me shifra.
Siç, është bërë e qartë publikisht, unë nuk jam ekspert ekonomie. Por si njeri i lirë, kam të drejtën të mos jem dakord me ju, kur më 25 mars 2022 deklaronit se “një shqiptari i mjaftojnë 140 euro në muaj për të mos u konsideruar i varfër.”
Atëherë ato 140 euro ishin 16 867 lekë. Sot, me lekun “super të fortë”, janë rreth 13 100 lekë.
Nuk di a e kuptoni që vetëm ky shembull mjafton që "kori i zeqineve" të duket si Akademi Shkencash?
Meqë se fundmi është hapur debati për leximin dhe diturinë, për këto pushime verore do t’u sugjeroja një lexim më pak çlodhës, por ndoshta më të dobishëm: të dhënat e SPAK-ut dhe disa dosje hetimore për milionat cash të trafikut të drogës, faturat fiktive, bizneset e përdorura për pastrim parash dhe investimet në resorte e ndërtime.
Nëse nuk i keni, mund t’ua ofroj, sigurisht falas, që të mos humbasësh kohë duke i kërkuar te “fletë-rrufetë”.
Pastaj, në vjeshtë, mund të rikthehemi te debati, për këtë ose për çdo temë tjetër, dhe të qeshim sërish.
Sepse, siç thotë fjala e vjetër, qesh mirë kush qesh i fundit.
Kaq për sot, për ty./CNA
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, denoncoi sërish abuzimet që ...
Tatimpaguesit kanë një proces më të thjeshtë për plotësimi...
Ka nisur procesi i spërkatjes së kulturave të misrit në Ba...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka...
Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të...
Sot u zhvillua para Kryeministrisë protesta e 48 e qytetar...
Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për “Sundimin e L...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar ditën e 48-të ...
Më shumë se dy të tretat e federatave anëtare të Konfedera...
Komisioni Evropian ka publikuar raportin vjetor për “Sundi...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS-së ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kompania SORI-AL përmes një deklarate zyrtare bën me dije ...
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas aku...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë...
Rishikimi i ligjit të arsimit të lartë dhe projektet për z...
Gratë përbëjnë shumicën e gjyqtarëve profesionistë në Shqi...
Numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike në...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...