Deklarata e bërë nga bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, mbi mundësinë që Bashkia Prrenjas të shndërrohet në një njësi administrative të Bashkisë Librazhd, ka ngjallur reagime të forta në qytet.
Përtej bindjeve politike, qytetarët e Prrenjasit shprehen kundër një propozimi të tillë, duke e cilësuar atë si një cenim të identitetit dhe përfaqësimit të tyre.
Duke folur para kamerave, një prej banorëve argumenton se Prrenjasi nuk ka asnjë lidhje kulturore me Librazhdin, ndërsa thekson se një vendim i mundshëm ka gjasa të sfumojë qytetin e vogël.

“Unë jam kundër dhe do ta argumentoj pse-në. Nuk mund të flas për të gjitha fushat sepse nuk jam ekspert. Flasim për kulturën, ne jemi të ndryshëm, që te traditat, folklori. Nuk kemi një lidhje historike. Nëse kthehet në qendër administrative, qytetarët nuk kanë më të drejtë të shohin një aktivitet kulturor. Jo se bashkia e Librazhdit do ta sfumojë, por po të zgjedhim edhe administratorin më të mirë të botës, me ato financa nuk mban dot një qendër e jo më dy. Ne nuk na pyeti njeri: A doni të shkoni në Librazhd apo të jeni më vete? Kemi një identitet dhe në qytetarëve këtu na dhemb”,-tha një banor.
Një banor tjetër e cilësoi idenë për këtë ndryshim si të pjesë e një reforme të përshpejtuar.

“Zhvillimet që ka marrë qyteti i Prrenjasit, edhe në kuadër të zhvillimeve të mëpërshme. Ka qenë ndër qytetet me zhvillim industrial, bujqësor dhe trashëgimi kulturor shumë të avancuar. E shikoj këtë reformë të shpejtuar”,-shprehet një nga banorët.
Sipas tyre, një ndarje e tillë nuk është e drejtë, veçanërisht prej traditave të lidhura me Rrajcën.

“Kjo nuk është e drejtë. Po iku bashkia e Prrenjasit për Librazhd, ky vend do të mbetet si në xhungël. Prrenjasi ka traditat e Rrajcës dhe është gabimi më i madh të ikë bashkia’,-thekson një prej banorëve.
Kundërshtimi i banorëve është shtrirë edhe në rrjetet sociale, ndërsa në qytet pritet të nisë të firmoset gjerësisht një peticion kundër bashkimit të mundshëm të Prrenjasit me Bashkinë Librazhd.

Prrenjasi ka qenë prej dekadash një bashki më vete, me histori, tradita dhe identitet të konsoliduar.

Ndërsa Rrajca, një nga zonat më të njohura të bashkisë, shquhet për vlerat e saj natyrore dhe historike, duke përfshirë territorin e Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës, çka forcon më tej veçantinë e kësaj bashkie në hartën administrative të vendit./CNA
Izolohet zjarri i evidentuar pak më parë në zonën e Qafë-T...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vi...
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend,...
Trafik i rënduar i qarkullimit të automjeteve raportoh...
Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputetët e op...
Janë zbardhur pjesë nga dëshmia e ish-presidentit Bamir To...
Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar pak minut...
Vijon prej rreth një ore protesta jashtë Parlamentit, ndër...
Ish-deputeti Edmond Spaho në një postim në rrjetet e tij s...
Një grup protestuesish janë mbledhur ditën e sotme para Pa...
Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur ditën e sotme në...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në deklaratën e tij për me...
Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar për Europën dhe ...
Një 52-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke transp...
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Grupin Parl...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare t...
Banka Botërore rekomandon ndryshim të mënyrës se si financ...
Një zjarr masiv ka përfshirë sonte një sipërfaqe pyjore me...
Zbardhen detaje të reja nga skandali që përfshiu resortin ...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shëhu, ishte ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...