web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bum” pushuesish në Pogradec/ Rritet interesi i shqiptarëve për qytetin liqenor

20 Korrik 2026, 18:51, Aktualitet CNA

Pogradeci po përjeton një nga sezonet verore më të suksesshme ndër vite.

“Bum” pushuesish në Pogradec/ Rritet interesi i

Sipas të dhënave zyrtare, kërkesa për të vizituar dhe pushuar në qytetin liqenor ka shënuar rritje të ndjeshme. Korriku është një nga muajt që ka sjellë ka sjellë fluks pushuesish vendas, të cilët e pëlqejnë qytetin për klimën dhe shërbimet që ofrohen.

“Bum” pushuesish në Pogradec/ Rritet interesi i

Disa pushues ndajnë edhe përvojat e tyre pozitive nga pushimet në Pogradec.

"Zgjedhim Pogradecin vetëm për klimën që ka. Pastërtia, kemi bërë e investim, e kështu që bëjmë rregullisht plazhin në Pogradec. Ka nevojë për përmirësime si gjithmonë por ka frekuentim. Bashkia ka bërë mirë me këto çadrat",-tha një pushues.

"Në përgjithësi, pushime të mira. Tani nuk gjen vende fare. E zë vendin që në orën  5",-tregon një nga pushuesit.

"Kam 20 vite që vij, ka shumë ndryshime. Plazhi është shumë mirë. Pastërtia shumë mirë, si edhe çadrat",-shprehet pushuesi.

Drejtori i turizmit në Bashkinë e Pogradecit, Ledian Zeqollarit, thekson se tashmë Pogradeci nuk preferohet vetëm për liqenin dhe klimën, por ka një interes shumë të lartë edhe për destinacionet kulturore e natyrore, kryesisht nga turistët e huaj të cilët kërkojmë informacion pranë zyrës së informacionit turistik.

“Bum” pushuesish në Pogradec/ Rritet interesi i

"Trendi është mjaft i mirë. Bazilika e Linit, qyteti i Pogradecit, atraksione të tjera. Duke ditur që jemi në mes të sezonit dhe piku arrin në gusht. Pjesë të ndryshme të qytetit janë mjaft të vizituara. Ka interes për atraksionet, është rritur turizmi historik e kulinar",-tha Zeqollari.

“Bum” pushuesish në Pogradec/ Rritet interesi i

Liqeni, klima, temperaturat e favorshme, hapësirat në plazhe dhe mbi të gjitha çmimet e përballueshme kanë bërë që sërish edhe këtë sezon, Pogradeci të mbetet një nga destinacionet më të preferuara të juglindjes./CNA





Lajmet e fundit nga