web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetarja: Shpërthim me tritol në shtëpinë e vëllezërve të lidhur me klanin Çela-Çopja, policia asnjë reagim

20 Korrik 2026, 22:24, Aktualitet CNA

Gazetarja: Shpërthim me tritol në shtëpinë e

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar sot se një shpërthim me tritol ka ndodhur në derën e shtëpisë së vëllezërve Julian dhe Altin Balla.

Në një postim në rrjetet e saj sociale, Lala shprehet se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë, pasi një prej vëllezërve akuzohet se është pjesë e organizatës kriminale Çela-Çopja.

Ndër të tjera, gazetarja thekson se Policia e Shtetit, që duhet të reagonte me urgjencë për këtë rast, nuk ka denjuar as të publikojë një njoftim.

“Shpërthimi me tritol në derën e shtëpisë së vëllezërve Julian dhe Altin Balla është një ngjarje për të cilën Policia e Shtetit duhet të kishte reaguar me urgjencë.

Julian Balla akuzohet si pjesë e organizatës Çela-Çopja dhe ky shpërthim me tritol shihet si një mesazh jo veç për të. Ndërkohë policia nuk gjen kohë as për të publikuar një njoftim prej dy rreshtash mbi ngjarjen.

Ishim mirë kur ishim keq!”,-shkruan Lala./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga