web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkelje në tenderë/ Gjyqi paraprak për kryebashkiakun e Kolonjës, shtyhet seanca

21 Korrik 2026, 11:11, Aktualitet CNA

Shkelje në tenderë/ Gjyqi paraprak për kryebashkiakun e

Këtë të martë në Gjykatën e Posaçme u zhvillua gjyqi paraprak për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai.

Isai është pjesë e një procesi gjyqësor së bashku me 14 zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, nën akuzë për shkelje të barazisë në tenderë.

Veç Isait, të pandehur janë:

Eljona Mydini – Ish-zëvendëskryetare e Bashkisë Kolonjë

Erjon Cenko – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Engjëll Dine – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Ermal Zylfo – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Armand Tafil – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Muharrem Tartari – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Shpëtim Liço – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Ergys Verdho – Ish-kreu i ARRSH-së

Erald Elezi – Ish-drejtor në ARRSH

Genti Raça – Përgjegjës preventivi në ARRSH

Donikë Shehu – Ish-specialiste në ARRSH

Klarita Konomi – Ish-specialiste në ARRSH

Nikollaq Mihali – Specialist në ARRSH

Erdit Salillari – Përgjegjës sektori në ARRSH

Hetimet janë zhvilluar në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrugës Korçë Ersekë, Loti 2 (pjesa parë)”; procedurën e prokurimit me objekt: “Supervizim i punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i 2 (pjesa e parë)” dhe procedurën e prokurimit me objekt: “Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”.

Gjyqi për Isain u shty dhe seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë shtator./CNA 





Lajmet e fundit nga