web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyhet seanca në GJKKO/ Erion Veliaj mbetet në burg

21 Korrik 2026, 13:27, Aktualitet CNA

Shtyhet seanca në GJKKO/ Erion Veliaj mbetet në burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që seanca e radhës për Erion Veliajn kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale të mbahet në 15 shtator.

Pavarësisht makinacioneve dhe skemave për zvarritjen pafundësisht të proceseve gjyqësore Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në burgun e Durrësit.

Gjykata e Posaçme ka pezulluar afatet e paraburgimit për Veliajn si dhe ka konstatuar se kryebashkiaku dhe avokati i pandehur i tij Plarent Ndreca po zvarrisin gjyqet.

Avokatin e pandehur Plarent Ndrecën gjykata e ka gjobitur me 50 mijë lekë pasi ka konstatuar se po përdorin skema dhe skenarë për të shtyrë pafundësisht seancat gjyqësore.

Kryebashkiaku mbi të cilin rëndojnë 13 akuza të rënda, vazhdon me sagën e zvarritjeve të proceseve gjyqësore duke përdorur strategji të ndryshme duke nisur nga sëmundjet, aksidentet, dosjet, kafazi i xhamit etj., pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat ndaj dhe shmang drejtësinë e vonon procesin.

9 akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të veprës penale, fshehje e pasurisë, futja e sendeve të ndaluara në qeli, janë akuzat që rëndojnë ndaj Veliajt.

Mbi 60 mijë faqe me fakte dhe prova janë dërguar në gjykatë, me të cilat qartësisht nga skemat dhe skenarët që përdor Erion Veliaj ka frikë të përballet.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës prej një viti ka përdorur justifikime të ndryshme për të mos shkuar në seancat në GJKKO, ndërsa nga ana tjetër kryen prej kohësh me ushtarët e tij mediatikë një sulm agresiv ndaj drejtësisë, SPAK-ut, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Paguhen me qindra mijëra dollarë nga vëllai i tij për raporte kundër drejtësisë, shkruhen me dhjetëra artikuj të paguar kundër drejtësisë nga mediat ndërkombëtare.

Prej një viti Veliaj vijon skemat: hiq avokat, vendos avokat, avokatë që sëmuren dhe shumë pretekste të tjera vetëm e vetëm për të mos u zhvilluar procesi gjyqësor normalisht./ CNA





Lajmet e fundit nga