LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një tjetër proçedurë e suksesshme realizuar nga mjeku gastroenterolog i Spitalit Hygeia/ Heqje e trupit të huaj nga regioni pielorik

1 Gusht 2021, 19:25, Aktualitet CNA
Një tjetër proçedurë e suksesshme realizuar nga mjeku

Pacientja 20 vjeçare gjatë një proçedure rutinë te Stomatologu kishte gëlltitur pa dashje instrumentin dentar (tirnerv). Pas një ekzaminimi paraprak radiologjik (grafi) të kryer rezultoi që trupi i huaj ishte pozicionuar në porcionin e parë duodenal.

Pas këtij ekzaminimi pacientja paraqitet në Spitalin Hygeia, në Departamentin e Gastroenterologjisë, ku edhe kryen ekzaminimin endoskopik të stomakut (gastroskopinë), ekzaminim që u rekomandua dhe realizua nga mjeku gastroenterolog, dr.Plarent Kapo.

Gjatë ekzaminimit endoskopik u evidentua që trupi i huaj ishte pozicionuar (ngulur) në regionin pielorik. Sajë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut u realizua heqja me sukses e trupit të huaj dhe pa komplikacione shoqëruese si; perforacion (çarje).

Kjo nuk është hera e parë që mjekët këtij departamenti hasen me fenomene të tilla dhe arrijnë të realizojnë me sukses të plotë të tilla proçedura dhe jo vetëm. Kjo bëhet e mundur  sajë eksperiencës dhe profesionalizmit të stafit të mjekëve gershetuar kjo edhe me teknologjinê mjekësore bashkëkohore që ky Departament disponon, duke ofruar në këtë mënyrë zgjidhjen optimale në kohë dhe cilë si të çdo rasti.

Dr.Plarent Kapo

Gastroenterolog

Spitali Hygeia: 04 23 90 000

Lajmet e fundit nga