LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shantazhe institucioneve dhe si u punësua në 6 institucione/ Gazetari zbulon sekretet e errëta të Anila Bashës

1 Gusht 2021, 08:01, Aktualitet CNA
Shantazhe institucioneve dhe si u punësua në 6 institucione/ Gazetari

Gazetari Adriatik Doçi,  ka publikuar në rrjete sociale, edhe 6 institucione të reja prej të cilave është paguar Anila Basha.

Sipas tij Basha jo vetëm është paguar nga të paktën 6 institucioneve, por nëpërmjet shantazheve ka punuësuar edhe familjarë të saj.

Denoncimi i gazetarit:

Anila Basha u pagua nga 6 institucione publike për këshilla dhe shkrime lëpirëse, kunata në KESH, mbesa në KLSH, vëllai… (ju rrofshin diplomat ju)

Duke i ikur përballjes me faktin e përfitimit pa kriter të parave publike, Anila Basha u shpërfytyrua së fundmi në një diare patetike dhe vulgare, duke kërcyer nga emrat e gjyshërve të mi tek krahasimi absurd i numrit të banorëve të Lushjes me popullësinë e vendeve përtej detit.

Po pse emri modern i gjyshes time e ka detyruar Anila Bashën të fusë në xhep taksat tona në formë gjobe ose qoke, me firmën e zyrtarëve të ndryshëm?! Siç e shihni, marrëzia e këtij ‘argumenti’ është e pakufijshme.

Megjithatë, sot do të zbulojmë një tjetër këmbë të errët të oktapodit gjobëvënës, shantazhues dhe klientelist të gazetarisë në Shqipëri.

Anila Basha është paguar me paratë tona, jo nga dy, por nga të paktën gjashtë institucione publike, për këshilla rakie dhe shkrime qesharake nafte. E theksojmë: Të paktën gjashtë.

Me sa duket, për të shmangur gjobën e drejtëpërdrejtë, një zyrtar publik e ka paguar me paratë publike gjoja për këshilla, ndërsa dikush tjetër ka sajuar një kontratë abuzive për t’i dhënë gjithashtu para publike.

Tani disa pyetje paraprake:

-Kujt i ke vënë gjobë për të punësuar mbesën në KLSH?

-Kujt i ke bërë shantazh për të punësuar kunatën në KESH?

-A e ke përfshirë vëllain tënd, Ilirian Bashën, në mbulimin pronave publike që ke marrë përmes shantazheve kriminale ndaj ish-funksionarëve publikë?

-A i ke bërë shantazh edhe ish kryetarit të Komunës Ksamil, Besnik Abedinit, për të marrë pronën publike ish këndin e lojërave në Ksamil?

-Kur ka qenë hera e fundit që keni montuar një akt përdhunimi fëmijësh?!

Llumi ka nisur të vlojë!

Lajmet e fundit nga