
Basha bën deklaratën “bombë”/ Ja çfarë fshihet pas inceneratorëve, do të përfundojnë në gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur së...
Inceneratorët janë një ndër aferat korruptive më skandaloze, për të cilat CNA.al ka bërë një investigim të plotë, në lidhje me emrat dhe kompanitë e përfshira.
Inceneratori i Fierit tashmë është në SPAK. Ai i Elbasanit ende nuk është ndezur dhe ka një debat të fortë në qeveri, si do të procedohet me të.
Problematika të shumta të cilat kërkojnë të mbulohen me propagandë dhe sulme nga partneri mediatik i inceneratorëve por që duket qartë se debatet janë të forta dhe nuk mund të zgjidhen lehtësisht.
CNA.al ka raportuar më parë, se koncesionari kërkon që tashmë inceneratorin që nuk është ndezur, t?ja lejë në derë bashkisë dhe të prodhojë vetë energjinë. Pra pushteti vendor pronar por energjinë ta prodhojë privati. (Lexo këtu)
Por, tani Edi Rama, korrupsionit 400 milionë euro, i vendos ?buzëkuqin? në Sharrë.
Çfarë ndodh?
Kompania koncesionare ka marrë kontratë 128 milionë euro. Dhe nëpërmjet një procedure, kryer gjoja për përpunimin e mbetjeve, midis kodrave të Sharrës. Pra që nuk kanë asnjë investim, sepse kodrat janë të gatshme, vendoset një qese poshtë dhe më pas çdo kush që sjell plehrat, duhet të paguajë 30 euro tonin.
Kostoja e firmës, nga momenti që shtrohet qeseja dhe deri në hedhjen e plehrave, është zero. Këto 30 euro për ton, i paguan shteti shqiptar për kompaninë koncesionare.
Më pas duhet vetëm një eskavator që ka një kosto 1.5 euro i cili bën shpërndarjen e këtyre mbetjeve.
Faza tjetër është hedhja e dherave mbi mbetjet.
Çfarë ndodh në këtë rast?
Firma merr nga kompanitë që ndërtojnë në kryeqytet, pra ato që hapin gropat e ndërtimit, etj, 4 euro tonin. Dhe nuk ka shanse që dikush të shkojë t?i hedhë në ndonjë vend tjetër. I ruajnë me drone, iu vërsulet Policia Bashkiake dhe pasi mjetet shkojnë në Sharrë, dheu shpërndahet nga eskavatori siç e përmendëm më lart, për të mbuluar mbetjet, e kështu me radhë.
Por, fakti tjetër është se për të marrë dhe për mbushjet, të njëjtat firma që paguajnë 4 euro, duhet të paguajnë deri në 7 euro për të.
Një proces që vetëm i jep para koncesionarit, dhe koston e ka minimale. Thuajse qesharake.
Nga ana tjetër, këtij koncesioni 128 milionë euro, që ka kosto të tjera të fshehura, që shkojnë qindra milionë euro, i vendoset ?buzëkuqi?.
Duke mbuluar në fund gropat e mbetjeve midis kodrave të Sharrës, mbillen pemë, mbillet bar, vendosen edhe disa liqene të vogla. Do lëshojë aty edhe disa rosa e pata dhe Edi Rama do ta shesë atë si një fitore e madhe dhe revolucion i madh bërë mbi mjedisin.
Zhdukja e plehrave dhe marrja e tyre nëpër Shqipëri, ishte një hap i domosdoshëm dhe një prioritet i padiskutueshëm ndoshta. Por, mënyra e përdorur, dhe kostot janë kriminale.
Ka një abuzim kolosal, me qindra milionë euro, të cilit në fund i vihet një ?buzëkuq?, dhe poshtë janë varrosur milionat e eurove që paguan shteti për përpunimin e mbetjeve, të cilat në fakt vendosen mes kodrave të ndërtuara nga dora e Zotit në Tiranë, më pas me paratë që paguajnë firmat e ndërtimit hidhet edhe dheu dhe pagesa kryhet ca nga shteti, ca nga biznesi privat.
Kostot e koncesionarit janë një hiç me ata eskavatorët që shpërndajnë dheun apo me atë çesen që vënë poshtë për të mos kulluar ujërat e këqia.
Dhe mbi të gjitha si gjithmonë fasada e Rilindjes sjell lule dhe një liqen të vogël, me disa rosa aty që do na i tregojnë si një fitore mbi mbetjet urbane, kur në fakt kjo fitore ka kushtuar qindra milionë euro të paguara nga taksat e shqiptarëve dhe nga paratë e biznesit.
Ky koncesion, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar jo vetëm në çështjen e marrjes së parave me thasë nga shtetit shqiptar, por edhe në rritjen e kostos së qytetarëve, për taksat që ata paguajnë, rritja e kostos në ndërtim dhe të tjera si këto.
Por, qershia mbi tortë e gjithçkaje është ?buzëkuqi? që i vendosin një abuzimi me qindra milionë euro, me disa pemë dhe disa gropa uji, që tashmë duan ti shesin si revolucion në trajtimin e mbetjeve, ku në fakt duhet thënë se janë të gjitha dyshimet, të gjitha akuzat dhe të gjitha investigimet që kanë treguar se ky koncesion i përpunimit të mbetjeve, me formulën e inceneratorëve, është një skemë korruptive, thuasje mafioze midis qeverisë dhe klientëve të saj, që janë në Tiranë, janë në politikë, janë sot pjesë e skemave që gëlltisin paratë e taksapaguesve shqiptarë./ CNA.al
Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë
Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë
Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente
Inceneratori i Elbasanit/ Përplasje të forta për kalimin në pronësi të bashkisë
Politika pas plehrave/ Kush është biznesmeni në hije i monopolit të inceneratorëve
Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve
Skema korruptive e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit/ Si u gllabëruan miliona euro
Inceneratori i Elbasanit/ Përplasje të forta për kalimin në pronësi të bashkisë
Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek
Edi Rama, si inceneratori i prishur i Mirel Mërtirit
Inceneratoret marrin 47 mln euro financime nga buxheti, 14 mln shkojnë për Tiranën
Kush është Mirel Mërtiri, njeriu i inceneratorëve, ortaku i Ben Blushit, i dënuar nga gjykatat
Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur së...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza...
Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama nuk k...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se inceneratori i Ti...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar so...
Ish deputetja e PD, Grida Duma në një dalje për mediat dekla...
Deklaratat e bëra vite më parë nga ish-ministri i ndjerë i T...
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot ekzekutimin e “Grupit të...
Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen aktorit të humo...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së president...
Dy ditë pas Asamblesë së PS-së, Kryeministri Edi Rama vijon ...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të ndërsa ka...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë një postim t...
“The Economist”Gjëja më pozitive kur përdor si shembull një ...
E kujtoni golin e Hamdi Salihit ndaj Norvegjisë në vitin 201...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima, ka kujtuar...
Deputeti Myslim Murrizi ka ngritur tonet lidhur me votimin q...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtu...
Prej disa kohësh, politikanët janë duke krijuar statuse tall...
CNA.al prej disa ditësh ka raportuar në lidhje me deputeti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka hapur...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Policia Kufitare ka bblokuar gjatë ditës së sotme një ...
Një aksident është regjistruar rreth orës 20:20, në ak...
Një turiste është lënduar pasditen e sotme në vendin e...
Një sherr me thika mes disa personash raportohet se ka ndo...
Që nga maji asnjë kroçerë nuk ka ndaluar në brigjet shqipt...
Territori shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit parashikohet...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se nesër do t...
Vendi ynë në pjesën e parë të ditës parashikohet të ketë v...
Një zjarr masiv në verilindje të Spanjës u përhap me s...
Prodhimi i orizit në luginën e lumit Po të Italisë ësh...
Shkrimtari Salman Rushdie është "në rrugën e rimëkëmbj...
Një delegacion i Kongresit amerikan mbërriti të dielën...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma ka reaguar...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Kineasti i mirënjohur Kristaq Dhamo është ndarë nga je...
Monedhat e huaja e mbyllin javën pa ndryshuar kurs. Edhe ...
Politikanët gjermanë në nivel federal dhe të landeve janë ...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 113.3 lek...
Monedhat e huaja kanë një qëndrueshmëri në blerje dhe shit...