Kush është Mirel Mërtiri, njeriu i inceneratorëve, ortaku i Ben Blushit, i dënuar nga gjykatat

22 Qershor 2020, 11:09, Politikë CNA

Ditët e fundit në disa media në Shqipëri, përfshirë këtu edhe CNA.al, u publikuan materiale, të cilat vinin nga raportimet e mediave në Zimbabve, për një skandal në këtë vend, i lidhur me një tender 60 milion dollarë. Skandal ky që shkoi deri te INTERPOL, në Hungari dhe në Itali, për cilin po flasin shumë media të tjera, përveç atyre shqiptare.

Personi i akuzuar ishte Mirel Mërtiri, apo Klodian Mërtiri, por ky i fundit dje ka bërë një deklaratë duke thënë se publikimet në Shqipëri janë bërë me qëllim për t?i prishur atij reputacionin dhe imazhin dhe se ai nuk është shtetasi Ilir Dedja, për të cilin shkruanin mediat në Zimbabve.

Përtej avokatisë që ai bën në opinionin publik, Mirel Mërtiri harron të theksojë një detaj. Nuk janë mediat shqiptare që ia kanë prishur reputacionin dhe nuk kanë arsye t?i prishin reputacionin dikujt, që në fakt ka shumë pikëpyetje, që nga e shkuara e tij e deri tek e tashmja e tij, në marrëdhënie me qeverinë. Këtu kemi parasysh edhe dënimet nga gjykatat.

Së pari, mediat në Zimbabve kanë publikuar foton, dhe në foto thuhet se Ilir Dedja, është personi i dytë në krahun në të majtë. Por, i dyti në krahun e majtë nuk është Ilir Dedja. I dyti në krahun e majtë quhet Mirel Mërtiri.

Pra, mediat as nuk kanë shpikur, as nuk kanë shpifur, as nuk i kanë prishur reputacionin Mirel Mërtirit. Por, kanë identifikuar fytyrën e tij, duke thënë se nuk është ai personi që pretendojnë ato media, në foto në fakt nuk është Ilir Dedja por Mireli, dikur Klodi. Ka apo nuk ka emër të tretë, është paraqitur apo nuk është paraqitur me këtë emër, është përfshirë apo jo në këtë skandal, tashmë nuk ka shumë rëndësi.

Ai deklaron se nuk është shtetasi Ilir Dedja dhe se gjithçka është bërë për t?i prishur reputacionin. Por, ka disa pyetje.

Së pari, a ka qënë Mirel Mërtiri më para në Zimbabve? A kanë ardhur personat e fotos në Tiranë? Pse erdhën dhe kë takuan?  Çfarë ka bërë atje me Gerti Bogdanin?  Cilët janë njerëzit që i ka ofruar këshiltarit të Lulzim Bashës për të takuar?  Cilat janë pazaret që ka dashur të bëjë në Zimbabve? Se ka edhe foto e fakte të tjera të papublikuara.

Kujtojmë këtu ortakun e tij Klodian Zoto, të përfshirë në një skandal më përpara dhe një refuzim në lidhje me inceneratorët në këtë vend.

Le të vimë në Shqipëri, tek reputacioni i Mirel Mërtirit. Ne nuk duam të besojmë akuzat e hedhura nga ish-kryeministri Berisha për lidhje me bandën e Lushnjës, se ato janë akuza politike, por dënimet e gjykatave mund ti themi. Edhe ndonjë në Bruksel të mbajtur të fshehtë.

Shumë akuza janë ngritur ndaj Mirelit, në lidhje me korrupsionin dhe akuzat për inceneratorët. Korrupsion i cili fillon me inceneratorin e Elbasanit, ku është bashkëshortja e Mirel Mërtirit aksionere. Faktet flasin vetë. Nga hiçi merret inceneratori me një kontratë 22 milion euro nga qeveria shqiptare, kjo kontratë çohet në bankë, dhe më pas me lekët e shtetit ndërtohet inceneratori, duke e çuar direkt kontratën më pas edhe tek shtetasi italian Ernesto Granelli, i cili për vetëm 15 milion euro ndërton me çelësa në dorë, inceneratorin e Elbasanit. (Lexo këtu)

E njëjta skemë përdoret më pas në Fier, të cilën mund ta lexoni këtu, dhe e njëjta skemë po përdoret edhe në Tiranë.(Lexo këtu) 

Me akuzat për korrupsion, duke e lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin, ministrat e tij por edhe kryebashkiakun e Tiranës, është opozita që i ka dhënë një ?grusht? fytyrës Mirel Mërtirit por edhe disa media që nuk janë në yqmin e qeverisë dhe Ben Blushit që ka ortak Mireli.

E në qoftë se mendon se ka reputacion një njeri i lidhur me klanet qeveritare dhe fiton me miliona euro nga taksat e shqiptarëve, me një konçsion pa një garë, pa një tender, e ka të gabuar.

Nga ana tjetër, Mirel Mërtiri ka një të shkuar jo pa bëma dhe gjëma. Kujtojmë këtu se personi i dënuar diku e ka pasur emrin Klodian Mërtiri

Nuk ka pse mërzitet Mirel Mërtiri dhe të shqetësohet për reputacionin e tij, kur në fakt nuk ka një por dy emra. Dhe jo vetëm një dënim, nuk jeton vetëm në Bullgari, por edhe në Maltë. Është një njeri i shumëakuzuar, dhe ndoshta mendon se ortakëria me Ben Blushin që grabit prona sa në Dardhë, e në Dhërmi, kujton se i rrit reputacionin.

Është një njeri i shumëakuzuar, por edhe i dënuar nga gjykata.

Prandaj, shkrimet e mediave të huaja, të cilat i vënë emrin Ilir Dedja, dhe ky pretendon se nuk është Ilir Dedja, nuk janë as bëma, as gjëma dhe as prishje e reputacionit në Shqipëri.

Përkundrazi, më në fund siguruam një foto të plotë të Mirelit, përballë, me Gert Bogdanin në krah, sepse ato që ne kishim ishin me kurriz dhe me Ben Blushin. Dhe në fakt përpara se të flasë për reputacionin e tij, Mirel Mërtiri duhet të na tregojë publikisht se për çfarë e ka ndërtuar në Bullgari kompaninë Em Capital Group Ad, ku aksionere me 33% të kuotave, është edhe bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi?

Cila është arsyeja që u ndërtua Em Capital Group Ad?

Si ka qarkulluar kjo kompani disa miliona dollarë, të cilat janë paguar për blerjen e Valtelina Kafe?

A u paguan këto para që Mirel Mërtiri i inceneratorëve të kishte në krah të djathtë Top Channel, Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin? Televizioni i cili bën propagandë për inceneratorët dhe kërkon të çojë mbetjet e Durësit tek inceneratori i Tiranës për të përfituar disa dhjetëra milion euro?

A nuk është ky televizion në ortakëri nganjë kompani afer Mirel Mërtirit për një tender 15 milion euro në Porto Romano?

Një prokurim i drejtpërdrejtë, i cili u zhvillua pa asnjë garë dhe në këtë skemë është i përfshirë një firmë, e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me inceneratorët.

Prandaj, Mirel apo Klodian Mërtiri, sido tia vëmë emrin, i cili thotë se nuk është shtetasi Ilir Dedja dhe se po i prishet reputacioni në Zimbabve dhe në Shqipëri, duhet të japë përgjigje për një mijë e një pyetje, bëma dhe gjëma, kompani të ndryshme zinxhir, të hapura në disa vende, që nga Shqipëria, në Maltë, në Bullgari e deri tek ortakët e tij që kanë shkuar në Hollandë dhe që CNA.al i ka zbardhur të gjitha.

Prandaj do të ishte mirë që ta fillojmë nga themeli.

Po, të përballemi në gjykatë dhe të çojmë në SPAK dosjen e Mirel Mërtirit. Atë që nuk po e bën Lulzim Basha, ndoshta do të duhet ta bëjnë gazetarët. Një dosje të plotë për tia nisur me gjithë fakte dhe detaje SPAK-ut për të hetuar Mirelin, shokët e tij në qeveri, shokët e tij në media, por edhe ata që janë në Shqipëri dhe përtej saj./ CNA.al

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

Skandali i tenderave të Klodian Mërtirit/ Arrestohet ministri i Shëndetësisë në Zimbabve

Skandali 60 mln USD në Zimbabve/ Si u përfshi Klodian Mërtiri në dy tenderat korruptivë

Skandali 60 mln USD në Zimbabve zbulon fytyrën e Klodian Mërtirit, njeriut-hije të inceneratorëve

Lajmet e fundit nga