LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

21 Qershor 2020, 20:37, Aktualitet CNA
Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

Biznesmeni Mirel Mërtiri ka deklaruar se ai nuk ka lidhje me kontratën e përfolur në Zimbabve mes kompanisë zvicerane Drax Consult Sagl dhe Natpharm për të cilën kanë nisur hetimet në këtë vend për një aferë korruptive. Sipas Lapsi.al, përmes një deklaratë zyrtare, Mërtiri shkruan se fotografitë e tij që janë publikuar gjerësish në media nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë. Sipas Mërtirit, këto foto janë përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin e tij.

?Duke marrë shkas nga shumë publikime të bëra së fundmi në portale, media të shkruara dhe vizive, lidhur me emrin tim, unë Mirel Mertiri i datëlindjes 08/08/1978 deklaroj në përgjegjësinë time të plotë, se të gjitha spekulimet lidhur me implikimin tim në kontratën e përfolur në Zimbabve mes kompanisë zvicerane Drax Consult Sagl dhe Natpharm janë të pavërteta.

Fotografitë e mia të publikuara gjerësisht në media, nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë, por është përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin tim. Unë nuk jam Ilir Dedja. Ditën e sotme kam ngritur Padi Penale për disa nga mediat të cilat kanë cenuar me dashakeqësi dinjitetin dhe integritetin tim me publikimet e tyre krejtësisht të pabaza? ? thuhet në deklaratën e Mërtirit./CNA.al

Lajmet e fundit nga