
Rotacioni si zgjidhje e pamjaftueshme për Luli Bashën
Prej disa kohësh ka filluar të ketë lëvizje në Republikën e ...
CNA.al për disa muaj ka denoncuar një dosje të plotë investigative në lidhje me inceneratorët në Shqipëri, ku fillimisht zbuluam ortakërinë e drejtuesve të medias, blerje aksionesh në kompani që kanë të njëjtët aksionerë me Top Channel. (Lexo këtu)
Ne gjithashtu kemi publikuar fakte që lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin, ministrat e tij por edhe kryebashkiakun e Tiranës.
CNA.al ka kryer një investigim të plotë në lidhje me koncesionin e inceneratorëve, ku rrugës na dolën edhe ortakëri me politikanë, personazhe që sot drejtojnë media, të fshehura në Bullgari, Hollandë e gjetkë.
Mirel Mertiri është një ndër personat, apo ortakët e përfshirë në skemën e inceneratorëve në Shqipëri, emri i të cilit shfaqet pothuajse kudo ku del Klodian Zoto.
Mirel Mërtiri është një ndër ortakët e Em Capital Group, një kompani e themeluar në Bullgari dhe ku aksionerë janë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit. (Lexo këtu)
Më pas emri i Mirel Mërtirit del edhe tek koncesionet miliona euro në Shqipëri, që nga koncesioni 22 milion euro i Fierit, tek koncesioni 28 milion euro në Elbasani e deri edhe në Tiranë, ku shtohet ?oreksi? në 128 milionë euro.
CNA.al ka treguar me dokumente zyrtare sesi, kompania e Stela Gugallës, Albtek Energy, e cila është kompania fituese tek inceneratori i Elbasanit, pra, një kompani që nuk ka asnjë lek merr nga qeveria një koncesion 22 milion euro, firmos një kontratë me një firmë italiane, shkon në një bankë e siguron këtë kontratë bashkë me kontratën koncesionare të qeverisë, që të fillojë një investim. (Lexo këtu).
Dhe ?rastësisht? Stela Gugallja është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit.
Duke thelluar më tej investigimin tonë, mësuam se në 3 maj të vitit 2016, sipas datës së regjistrimit në QKR, lind kompania Energy Recuperator, e cila e ka themelimin dhe regjistrimin në Shqipëri në 19 prill dhe bërë regjistrimi në QKR në datën 3 maj, vjen si degë e një kompanie të huaj me përfaqësues ligjorë dy shtetas italianë. Kjo kompani më vonë siguron edhe kontratën për inceneratorin e Fierit, të Klodian Zotos.
Ndërkohë, disa ditë më pas, thuajse në të njëjtën kohë është themeluar ER One Albania, pra Energy Recuperator, ka një ?bijë?, këtu hyn në ortakëri Stela Gugallja e inceneratorit të Elbasanit dhe administrimin e merr bashkëjetuesi i saj, Mirel Mërtiri.
Por, për këto fakte nuk është thënë asnjëherë dhe në asnjë rast asnjë fjalë nga kryeministri Edi Rama dhe as kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Janë qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarët, të bëra rrush e kumbulla, por askush nuk flet.
Ndërsa së fundi Mirel Mërtiri është shqetësuar shumë për një foto të publikuar nga mediat në Zimbabve, në të cilën i është vënë emri Ilir Dedja.
Në fakt kjo është nxjerrë nga mediat afrikane, por duke qënë se mesa duket ai nuk shkon dot të padisë mediat në Zimbabve, ka paditur mediat shqiptare, që kanë treguar të vërtetën, që kanë thënë kush është ky personazh i cili është përfshirë në skema inceneratorësh, me qeverinë.
Skandali në Zimbabve është hiç përpara asaj që po ndodh me inceneratorët në Shqipëri. Por të paktën një Zimbabve një ministër është arrestuar, ndërsa këtu ndoshta ne duhet të marrim dosjen në dorë dhe ta çojmë SPAK, për të treguar si funksion Edi Rama, si inceneratori i prishur i Mirel Mërtirit./ CNA.al
Kush është Mirel Mërtiri, njeriu i inceneratorëve, ortaku i Ben Blushit, i dënuar nga gjykatat
Prej disa kohësh ka filluar të ketë lëvizje në Republikën e ...
Partia Demokratike ka reaguar pas miratimit në Komisionin e ...
Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi dekretin e Presidentit...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim Kr...
Në 2005 shumë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, ndihej, prit...
Ish deputetja e PD, Grida Duma përmes një video të publikuar...
Ish deputetja e PD, Oriola Pampuri denoncon se spitali i cil...
Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi është takuar sot me ...
Instituti i Studimeve Politike analizon ndryshimet e miratua...
Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi publik tha se ka ...
Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet ne Kushtetutë.Prej or...
Gazetari Klodian Tomorri shkruan se me anullimin e kontratës...
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ka reagua...
Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashki...
Presidenti Ilir Meta ka uruar presidentin frances Emmanuel M...
Profesor Ilir Pecnikaj, anëtar i grupit të punës të ngritur ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka deklar...
Analisti Andi Bushati, nuk është përmbajtur ndaj deputetëve ...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Është përfshirë nga flakët kabina elektrike në afërsi ...
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të d...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën "B...
Evakuuohen katër alpinistët e bllokuar në Majën e Zhab...
Vendi, javën e ardhshme do të ketë ndikimin e masave a...
Vendi ynë do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe k...
Në Shqipëri ka nisur të ndihet mungesa e fuqisë punëto...
Banorët e Kuçovës bashkëjetojnë me puset dhe pellgjet ...
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad ...
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë...
Evropa po përpiqet të ulë varësinë e saj nga importet ...
Kompani të mëdha amerikane sikurse Disney, JP Morgan d...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Në vitin 2021, prodhimi i perimeve është 1.338.218 ton...
Sot euro blihet me 117.8 Lekë dhe shitet me 123.8 Lekë...
Fatura e energjisë elektrike për muajin qershor i ka k...
Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, ka komentuar proje...