LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Populli në kurth, Covid-19 i ka marrë trutë Qeverisë”/ Profesori jep alarmin: Ja dy nga pikat ku fshihet “djalli’ i tyre

14 Korrik 2020, 08:12, Politikë CNA
“Populli në kurth, Covid-19 i ka marrë trutë

Profesor Ilir Pecnikaj, anëtar i grupit të punës të ngritur nga PD për situatën e pandemisë së Covid-19, ka dhënë alarmin në lidhje me menaxhimin e situatës nga ana e qeverisë.

Në një analizë të situatës së Covid-19, profesor Pecnikaj shkruan se ?mjegullnaja e pandemisë, shurdhëria e qeverisë dhe idiotësitë e ?Komitetit Teknik?, të cilëve COVID-19 ju ka marrë trutë, kanë kurthuar të gjithë popullin, qoftë fizikisht dhe mendërisht?.

Sipas tij, deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë, nuk kanë asnjë bazë shkencore, veç asaj të propogandës dhe të deshirës së tyre për të mbuluar deshtimin total të tyre.

Më tej, ai thekson dy pika, në të cilat sipas tij fshihet ?djali i tyre?.

?Ja dy nga pikat ku fshihet ?djalli? i tyre:
1. Po të shikojmë këtë grafik, i cili në kurbën e sipërme tregon numrin e tamponeve dhe kurba tjetër tregon rastet pozitive shikojmë se kanë në mënyrë identike të njëjtin trend (nëse bëhen më shumë teste ka më shumë raste pozitive dhe anasjelltas). Pra nëse shtojmë numrin e testeve, numri i rasteve pozitive do të shtohet.

Të gjitha sygjerimet e OBSH dhe të shkenctarëve më të mëdhenj të globit, të paktën që nga data 16 mars, 2020 kanë qënë ?TEST, TEST, TEST?, sepse vetëm kështu mund të bëjmë një identifikim të hershëm, dhe si i tillë të mund të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzish. Kjo e fundit siç duket nuk hyn në planet e këtij komiteti dhe kësaj qeverie.
2. Një tjetër gënjeshtër e ISHP, zyrave gjenerale të Komitetit Teknik, e deklaruar disa herë radhazi, e cila ra dje, ishte: MAKSIMUMI I TAMPONEVE QË MUND TË BËJË ISHP ËSHTË 300-500 ANALIZA NË DITË. Dje bënë 585 copë. GËNJYEN DJE APO NA PASKAN GËNJYER GJITHMONË?!?-shkruan ndër të tjera Pecnikaj.

Analiza e plotë:

Lajmet e fundit nga