LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luli Basha është thjeshtë: I PAVOTUESHËM

14 Korrik 2020, 11:32, Politikë CNA
Luli Basha është thjeshtë: I PAVOTUESHËM

Në 2005 shumë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, ndihej, pritej, parashikohej.

Zgjedhjet po shkonin drejt PD-së!

Sinjalet për dryshimin e pushtetit ishin të qarta. Biznesmenët kishin intensifikuar mesazhet me opozitarët që po shkonin drejt pushtetit. Njerëzit shpreheshin të sigurtë që pushteti i PS-së ishte drejt fundit.

Debatet mediatike fitoheshin shpesh e me shpesh nga të djathtët.

’97-a ishte harruar!

E bashkë me te edhe gjithë akuzat për drejtuesin e opozitës. Fitorja dukej qartë në horizont.

Berisha kishte pasur uljet e ngritjet e veta, por në tetë vite opzitë gjithkush ishte i qartë: Berisha dikur do rikthehej në pushtet.

Dhe ai moment kishte ardhur.

PD e përpara vitit 2005, diti të mbledhë personalitete konkuruese me PS-në qe ishte në pushtet.

Ndaj fitoi!

Po sot?

Sot pas çdo dite që kalon, shtohet nga një ngjarje herë për të qeshur e herë për të qarë, por që veç thellon bindjen se me lidershipin që ka sot PD nuk vjen asnjëherë në pushtet.

Në vitin e tetë të  mandatit qeverises, Rama duket i lodhur, ministrat (me përjashtim të ndonjërit me gjak xhungle) duket sikur mezi shtyjnë ditët.

Grupi parlamentar socialist ka humbur çdo pasion politik dhe pret në plogështi listat e reja.

Personazhe edhe me funksione në Kuvend, hapur punojnë për ojf dhe grupe të tjera interesi, sikur po bëjnë gati kontratat e reja të punës për pas vitit 2021!

Mazhoranca është e rraskapitur!

Disa herë janë raportuar shifra të turpshme të vendeve në komisione të pavarura, që nuk arrijnë të plotësohen nga mazhoranca shpesh për shkak të përplasjeve të brendshme, moskoordinimit por edhe mungesës flagrante të kandidaturave që plotësojnë kriteret ligjore.

Kjo gjendje do duhet që të çonte ujë në mullirin e opozitës.

Por kjo nuk po ndodh!

Sharjet për Ramën, pasohen rregullisht nga mallkimet për Bashën.

Sikur të mos mjaftonin gjithë këto, në grupseksionet e PD, proçedura për “zgjedhjen” e kandidatëve ka degraduar në skena boksi dhe konfliktesh të shëmtuara të individëve që  edhe pa këto skena nuk ja zbardhnin dot faqen proçesit.

Listat e kandidatëve po mbushen me shifra qesharake kandidaturash.

Parimi një anëtar një votë, është katandisur një anëtar, një votë për veten e vet.

Lista e kandidaturave pritet të jetë dy deri në tre herë më e gjatë se numri i anëtarësisë në PD. Se ka raste kur propozohen edhe gjithë anëtarët e familjes. Kryetarët e degëve të përjashtuar nga kandidimi, po fusin si kandidat emrat e grave dhe fëmijëve.

Më qesharak se kaq nuk mund të bëhej proçesi i Luli Bashës.

Midis demokratësh rëndom dëgjohet: skemi gjë me Ramën. E kemi inatin me Lulin.

Më keq se kaq nuk bëhej dot as vitin e parë të opozitës. Jemi në vitin e shtatë.

Luli Basha nuk ngre!

Është thjesht i pavotueshëm./ CNA.al

Lajmet e fundit nga