LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i Ramës zbulon prapaskenat e Reformës Zgjedhore/ Ja çfarë qëllimi ka kryeministri

14 Korrik 2020, 07:59, Politikë CNA
Ish-ministri i Ramës zbulon prapaskenat e Reformës Zgjedhore/ Ja

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka komentuar debatet në lidhje me Reformën Zgjedhore, dhe hapjen e listave.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ajo çfarë propozon Rama, është komplikim sa më ska.

Sipas Manjanit, zgjedhësit duket sikur ftohen të shkojnë në provim e jo në qendër votimi.

?Lista të mbyllura në fakt, por medemek të hapura; Votim me votë të transferueshme; Koalicion jo partish por emrash; pragu kombëtar në një garë jo kombëtare, janë reforma zgjedhore e njëanëshme e Edi Ramës.

Të gjitha këto e të tjera janë propozime të cilat do prodhojnë fletë-votimi ose në formë libri ose çarçafë të gjatë.

Të keqen e provimeve të maturës!

Tani pyetjes “çbëri Turi?” do të duhet ti përgjigjen gjithë votuesit. Kuptohet pasi të kenë lexuar librin ose çarçafin fletëvotimi, ashtu në këmbë dhe të kutia e kartonit medemek dhomë e fshehtë!!!

Komplikim sa më ska! Zgjedhësit duket sikur ftohen të shkojnë në provim e jo në qendër votimi.?-shkruan Manjani.

Më tej, Manjani thekson se qëllimi i Ramës është të demotivohen qytetarët, në mënyrë që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë sa më e ulët.

?Qëllimi është:
Të demotivohen sa më shumë njerëz që të marrin pjesë në zgjedhje.

Mos harroni: partia më e madhe në vend është ajo e mosvotuesve. Qeverisë i intereson që të dalin sa më pak të votojnë. Ndaj e ruan si sytë e ballit këtë “parti”…

Edhe ata që do votojnë, për shkak të komplikimit të votimit, rrezikohen tu dalë vota e pavlefshme. Pra u shkon mundi dëm.

Në vijim rritet koha e numërimit të votave, me shpresë që të dërrmojë kundërshtarin.

Ky është plani.

Sa do i ecë?
Ta shohim.

Por kush mendon se Edi Rama po ndryshon sistemin zgjedhor për demokraci, është naiv ose punon për Të!?-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga