LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Asnjëherë s’ka pasur marrëveshje”/ Gjata për koalicionet parazgjedhore: Është diçka shumë më e madhe…

13 Korrik 2020, 16:48, Politikë CNA
“Asnjëherë s’ka pasur marrëveshje”/ Gjata

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka folur për propozimin e opozitës parlamentare për heqjen e koalicioneve, për të cilën PD nuk është dakord.

Gjata tha se nuk është ky momenti për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, pasi pretendon se është diçka shumë më e madhe se kjo.

Demokrati deklaroi se asnjëherë nuk ka pasur marrëveshje, pasi pretendon se ajo është hedhur tutje pasi është firmosur.

?Nuk është çështja duam apo nuk duam ne. Nuk është momenti ky. Është diçka shumë më e madhe se kjo. Nuk jemi Gjermania. Nuk është primare sot sistemi. Të ndalohet vjedhja e votës. Kemi thënë çështjen e sistemit t?ja shtrojmë referendumit.

Nuk mjafton t?i hyjmë me arnime kushtetuese, por duhet të bëjmë një reformë totale kushtetuese dhe kjo t?i nënshtrohet referendumit popullor. Por jo të ngrihet Edi Rama. Asnjëherë nuk ka pasur marrëveshje, është firmosur dhe pastaj të hidhet tutje dhe të ndryshojmë kushtetutën. Po e ndryshon kushtetutën me disa deputetë që nuk përfaqësojnë asgjë?, u shpreh ai në Abc News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga