
Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj/ Rrezikon ndëshkim të padrejtë të mediave
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për masat nd...
Në skenën politike shqiptare, ditët e fundit po zhvillohet një debat i fortë, për hapjen ose jo të listave të kandidatëve për deputetë.
Opozita parlamentare kërkon hapjen e listave zgjedhore, dhe nga ana tjetër duket se në lidhje me këtë kërkesë ka një qëndrim të zbutur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili publikisht është shprehur i gatshëm, për të diskutuar në lidhje me hapjen e listave.
Por, ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se ka një qëndrim kundër hapjes së listave, duke përdorur si justifikim marrëveshjen e 5 qershorit, për Reformën Zgjedhore.
Megjithatë një qëndrim mjaft të qartë pro hapjes së listave, duket se kanë aleatët Partisë Demokratike, që nga kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PR, Fatmir Mediu dhe kreu i PAA-së, Agron Duka.
Të tre aleatët e Partisë Demokratike, përtej akuzave ndaj kreut të qeverisë, për të cilin thonë se nuk është i sinqertë në atë çfarë deklaron, janë pro hapjes së listave dhe pro koalicioneve.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një prononcim për CNA.al, tha se listat duhen hapur, dhe sipas tij pot ë ketë dëshirë dhe vullnet, kjo është e implementueshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sa i takon marrëveshjes se 5 qershorit, Zoti Shehi tha se nuk ishte më e mira për shqiptarët.
?Unë kam 130 vjet që e them se jam pro hapjes së listave. Duhet të hapen. Por, e mbaruan marëveshjen, tani ska më vlerë, është kot. Tani më duket se vjen vërdallë kot. Këto janë muhabete të tjera.
Po të ketë dëshirë në zgjedhjet e ardhshme hapen listat. Unë dua për shembull mazhoritar të korrektuar, siç ishte më përpara. Kjo e zgjidh këtë çështje?-tha Shehi.
I pyetur se nga kush mungon vullneti dhe dëshira për këtë çështje, Shehi drejtoi gishtin nga kryeministri.
?Nga Edi Rama. Bëri një marrëveshje, pastaj e kthen mbrapsht. po të donte, mund t?i kishte bërë të gjitha. Mund të ndryshonte sistemin, mund të ndryshonte Kushtetutën.?-u shpreh Dashamir Shehi.
Po ashtu Shehi tha se ka pasur një propozim nga ana e tij, ku kërkon sistem mazhoritar të korrektuar.
?Unë kam propozuar për ta bërë sistemin siç ishte sistemi i vjetër, mazhoritar i korrektuar?-u shpreh Shehi.
Por, megjithatë Shehi la të nënkuptohet se nuk ka pasur një mbështetje për propozimin e tij, ndërsa tha se ?Nuk e di unë? këta e mbyllën me një marrëveshje, e cila nuk ishte më e mira për Shqipërinë, tani fillon rrumpalla nga e para. As njerëzit nuk kuptojnë çfarë po ndodh, serioziteti i marrëveshjes bie. Si duket Zoti Rama ka vetëm një qëllim që të eleminojë koalicionet, që është e padrejtë sepse shqiptarët kanë të drejtë të dalin kundër Ramës dhe një zë i fortë mund ta mundë?-deklaroi kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, për CNA.al.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, i cili tha se është pro hapjes së listave, por kishte rezerva për mënyrën sesi po e bën Rama.
?Unë kam qënë gjithmonë pro hapjes së listave, por jam Dy partitë e mëdha, PS dhe PD nuk kanë vullnetin për t?i hapur listat.
Rama duhet t?i hapë listat ashtu siç është për t?i hapur, me një dakordësi dhe me një diskutim më të gjërë me të gjitha forcat politike. Dhe më e rëndësishmja është të mos heqë koalicionet dhe të mos kthejë pragun 5%. Ai është duke bërë tregti.
Nuk është problemi se po bën diçka në interes të shqiptarëve. Ai ka qënë kundërshtari kryesor i hapjes së listave. Në vazhdimisht kemi debatuar, ku ne kemi kërkuar të hapim listat, ndërsa ai ka qënë kundër, me argumentin se parlamenti është më cilësor, edhe se sipas tij respekton edhe përqindjen gjinore. Ndërkohë është kundër hapjes së listave.
Këtë e tha nga presioni, por e bashkëshoqëron me atë që ka leverdi për vete. Ai ka frikë nga konsumi që ka si pushtet dhe e bashkëshoqëron me heqjen e koalicioneve dhe pragun zgjedhor.
Jam absolutisht për lista të hapura, unë jam shprehur për një sistem zgjedhor, me element mazhoritar. Jo lista të hapura, apo mazhoritar i pastër.
Sipas meje listat e mbyllura i japin autoritet të pamerituar kryetarëve. Kështu që do të ishte e mirë, por kjo kërkon kohën e vet. Jo siç e bëri ky. Kërkon një dakordësi me këto që kanë peshën specifike, që kanë më shumë peshë reale opozitare, dhe nga ana tjetër e prish atë.?-tha Agron Duka për CNA.al.
Po ashtu edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një prononcim për CNA.al është shprehur pro hapjes së listave, dhe pro koalicioneve.
?Jam për hapjen e listave dhe pro koalicioneve, ndryshe çdo hapje listash kthehet në pazar antikushtetues për të përjetësuar regjimin e kësaj qeverie?-tha Fatmir Mediu për CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për masat nd...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti sqaron se nis...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me disa p...
Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti i Republikës së re të Lul...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka emëruar si prokurore në P...
Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar një dokument nga QKB, ku ...
Pasi doli nga izolimi në Dardhë ku ishte fshehur për shkak t...
Partia Agrare Ambientaliste (PAA), kërkon ndërgjegjësim publ...
Grupi demokrat i opozitës parlamentare ka dalë me një propoz...
CNA.al një ditë më parë raportoi se një ndër personazhët pub...
Dje CNA.al raportoi se në lidhje me heqjen e vizës amerikane...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi R...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka hedhur akuza të forta ndaj...
Në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e...
Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se situata e pandem...
Një video e zakonshme me ngjyra me xhirime të kuruara nga aj...
Avokatja shkodrane dhe ish-zv/kryeministrja Ledina Mandija p...
Presidenti Ilir Meta e ka bërë traditë tashmë që fundjavave ...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Detaje të reja janë zbuluar nga megaoperacioni mes aut...
Një skaf me katër persona ka mbetur në det të hapur në...
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në f...
Ndonëse mbylli sytë për disa vite me radhë, prej disa ditë...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-...
Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgj...
Sipas klientëve dhe ekspertëve, kultura e bakshishit në SH...
Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe pales...
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të s...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...
Sot, më 26 janar 2023, dollari amerikan blihet me 106....