LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

13 Korrik 2020, 21:01, Politikë CNA
“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu:

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tha se kryeministri Edi Rama po teston ndërkombëtarët me marrëveshjen e 5 qershorit.

Spahiu deklaroi se marrëveshja nuk do të prishet, ndërsa pretendon se ndërkombëtarët po luajnë me dy porta.

?Rama po teston faktorin ndërkombëtar, mendoj që ai do avancojë dhe do i bëjë ndryshimet kushtetuese, po i thanë ata ndal do ndalë dhe ai. Mendoj që ndërkombëtarët po luajnë me dy porta. Unë nuk mendoj që po prishet marrëveshja.

E papranueshme për mua është loja e dyfishtë e ndërkombëtarëve, sepse thonë nuk mbështesim pazaret pas kuintave pastaj thonë votoni marrëveshjen e 5 qershorit, dhe kjo nuk është e moralshme sepse është një marrëveshje që nuk ndryshon asgjë?, u shpreh ai në emisionin ?Open?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga