Connect with Us

Inceneratoret marrin 47 mln euro financime nga buxheti, 14 mln shkojnë për Tiranën

Politikë

Inceneratoret marrin 47 mln euro financime nga buxheti, 14 mln shkojnë për Tiranën

Publikuar

-

Qeverisë i del nga kontrolli inceneratori i Tiranës/ Zoto kërkon mbetjet e rrezikshme!

Impiantet e trajtimit të mbetjeve nëpërmjet metodës së incinerimit që do të ndërtohen nëpërmjet koncesioneve me Partneritet Publik -Privat, në qytetet Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë marrë deri më tani me 5.7 miliardë lekë ose 47 milionë euro financime nga buxheti i shtetit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Financimet përfshijnë periudhën 2017-2019, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti parregullsi në pagesat e thesarit për këto objekte.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shumën më të madhe të financimeve e ka marrë incineratori i Fierit me 18 milionë euro,  më pas ai Elbasanit me 14.6, milionë euro dhe i Tiranës me 14.2 milionë euro.

Ndaj kontratës së Fierit, Ministria e Financave disbursoi 5 milionë euro gjatë vitit 2017 teksa punimet ende nuk kishin filluar për shkak të protestave të banoreve të zonës që penguan nisjen e tyre.

Më herët, sipas një liste të prokurorisë, të siguruar nga “Monitor”, ndërmjet 72 kompanive të mëdha qe kanë kryer blerje fiktive nga kompani pa aktivitet, në mënyrë që të rrisin artificialisht shpenzimet, me qëllim pagimin e më pak TVSH-je dhe tatim fitimi, listën e kryeson integrated Technology Services, koncesionari i inceneratorëve me blerje përmes 164 faturave, që arrijnë në 987 milionë lekë (rreth 8 milionë euro), ose gjysma e shumës totale të identifikuar nga Prokuroria.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (Albtek Energy), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh është tashmë funksional. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 120-140 ton/ditë, sipas deklarime zyrtare në kontratë.

Inceneratori i Trajtimi i mbetjeve Fier (“Integrated Technology Waste treatment Fier”) ka një kosto totale prej 3.97 miliardë lekë. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 180-200 ton/ditë. Ky projekt nuk ka nisur ende, për shkak të protestave të vazhdueshme të banorëve të fshatit Verri, të cilët nuk pranojnë ndërtimin afër zonës së tyre, teksa i tremben ndotjes së ajrit dhe produkteve bujqësore.

LEXO EDHE:  "Rama të lexojë mesazhin nga kufiri"/ Shehu: Të bëhen teste masive dhe falas

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve Tirane (“Integrated Energy B.V shpk”), me kosto totale 39 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë.

Shqipëria është një ndër vendet që ka gjenerimin më të ulët të plehrave për frymë në Europë, por edhe të procesit të ndarjes së mbeturinave në burim. Niveli i ulët i zhvillimit industrial ka bërë që Shqipëria të gjenerojë 373 kg/banor mbetje në vitin 2016. Sipas INSTAT, në një kohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 480 kg/frymë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Nivel më të ulët të gjenerimit të mbetjeve se Shqipëria kanë Serbia, me 268 kg/frymë dhe Kosova, me 220 kg/frymë.

Nëse të tre inceneratorët do të viheshin në punë, kosto totale në buxhet do të arrinte në rreth 50 miliardë lekë dhe kapaciteti total mesatar i përpunimit në rreth 1000 ton në ditë, ose rreth 130 kg për frymë në vit.

Por, nëse krahasohemi me shtet fqinjë rezulton se Shqipëria nëse i ndërton të gjithë inceneratorët që ka në plan, do të ketë një kapacitet tepër të lartë. Në Itali, sipas të dhënave të Eurostat, sasia e plehrave që përpunohet përmes procesit të incenerimit është vetëm 35 kg për frymë, pra katër herë më e ulët se në Shqipëri. Në Greqi është 12 kg për frymë. Serbia e ka akoma edhe më të ulët, në 6.3 kg për frymë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi një familje”/ Basha në Kamëz: Nga shpirti juaj buron thirrja për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me banorët në Kamëz u shpreh se ishte përgatitur për një vizitë në një familje, por sipas tij të gjithë të pranishmit janë një familje.

Më tej, ai shtoi se pensionistët me lekët që marrin mund të paguajnë vetëm faturat e energjisë dhe ilaçet.

 “Nga shpirti juaj buron thirrja e ndryshimit. Flamur Noka më tha se do shkojmë për një vizitë në një familje por të gjithë këtu jemi një familje. Një familje e ndryshme në përbërje me  nëna të vuajtura me gjyshe që kanë sakrifikuar çdo ditë. Me baba të rraskapitur në ferma dhe miniera për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Pensionistët pasi paguajnë faturat e energjisë dhe ilaçet nuk i’u mbetet asgjë. Nga ky shesh 8 vite më parë u premtua legalizimi falas dhe ju braktisën pa pikën e përgjegjësisë.”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, nënshkruan, sot, një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin për përmirësimin e kapaciteteve të Gjykatës në përmbushjen e detyrave të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ky është një moment i rëndësishëm, pasi finalizojmë një bashkëpunim të Gjykatës Kushtetuese me Prezencën, që ka nisur prej disa kohësh, udhëhequr nga qëllimi i përbashkët për të forcuar ndërtimin e shtetit të së drejtës, për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për forcimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese me qëllimin final respektimin e misionit të Gjykatës Kushtetuese: garantimin e epërsisë së Kushtetutës në vendin tonë”, tha Tusha në ceremoninë e nënshkrimit.

Del Monaco tha se nënshkrimi i memorandumit është dëshmi e vijimësisë së bashkëpunimit afatgjatë mes Gjykatës Kushtetuese dhe Prezencës. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi e Prezencës, për shkak të rolit specifik dhe thelbësor që luan Gjykata Kushtetuese në sistemin ligjor të Shqipërisë për promovimin e plotë të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. “Prezenca është aty ku është zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë vëmendje e respekt veprimtaritë e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, ne punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Del Monaco.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi në Lushnje/ Bashkë me Vasilin dhe Luan Ramën do e çojmë deri në fund betejën me bandat

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Monika Kryemadhi  gjatë një takimi elektoral në qytetin e Lushnjës është shprehur se duke pasur në krah Petrit Vasilin, Luan Ramën do ta cojë deri në fund betejën me bandit.

Më tej, Kryemadhi u shpreh se qytetarët nuk duhet të thërrasin më ‘Rama ik’ pasi sipas saj, ai tashmë ka ikur.

“Me Petrit Vasilin, Luan Ramën, me Kejdën, me të gjithë burrat dhe gratë e LSI, do e çojmë deri në fund betejën tonë përballë bandave.

Do e çojmë betejën tonë përballë bandave dhe sporteleve të Edi Ramës që do të bëj Pazar jo vetëm me LSI, por me të ardhmen e shqiptarëve. Më 25 prill vota juaj do të jetë për numrin 6, sepse edhe zotit iu deshën 6 ditë për të krijuar botën, edhe numri 6 do të bëjë ndryshimin në Shqipëri dhe do të jetë e ardhmja, sepse është partia e të rejave dhe të rinjve.

Këto janë dy vitet e vështira për LSI, sepse morën vendimin që jemi parti me integritet dhe treguam që s’jemi partia e karrigeve, por e të rinjve dhe të rejave, nënave, fermerët. Jemi partia e djemve. Jemi partia e familjeve shqiptare, e të gjithë atyre që duan të sjellin ndryshimin më 25 prill. Mos thërrisni më ‘Rama ik’ se ai ka ikur. Ne kemi vetëm një qëllim. Nuk është të ndërrojmë një parti në pushtet, por të krijojmë vende të reja pune me pagë të mirëpaguara. Qëllimi ynë është që bizneset të lulëzojnë. Qëllimi ynë është që universiteti bujqësor të ketë përfaqësinë e vet këtu”, u shpreh Kryemadhi.

LEXO TE PLOTE