LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pesë milionë euro për një kilometër rrugë”/ Basha akuza të forta Ramës

12 Tetor 2020, 12:57, Politikë CNA
“Pesë milionë euro për një kilometër

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Basha është ndalur tek tenderi i rrugës Korçë-Ersekë, për të cilin tha se qeveria ka paguar 5 milionë euro për kilometër, ndërkohë që sipas tij duhej të kushtonte vetëm 1 milionë euro.

?Në rastin e rrugës Korçë-Ersekë, 1 kilometër rrugë do të kushtojë gati 5 milionë euro, me një kosto 5 herë më të lartë sesa segmentet e tjerë të po kësaj rruge.?-tha Basha.

Gjithashtu ai kërkoi edhe mbështetje për personelin mjekësor.

?Qeveria duhet të bëjë sigurimin e pajisjve mbrojtëse për të gjithë personelin mjekësor, pa përjashtim. Të gjithë po përballen me këtë situatë?.-u shpreh kreu i PD-së.

Ndërsa në lidhje me vendimin e qeverisë, për të mbajtur maskat në çdo ambient, Basha tha se ?Qeveria e ka për detyrë të paktën të sigurojë mjetet për masat mbrojtëse?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga