Connect with Us

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

Politikë

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

Publikuar

-

Një grup gazetarësh investigativë kanë mundur të sigurojnë ditën e djeshme një dokument të plotë në lidhje me kompaninë Geogenix BV, e cila në fakt është Integreted Energy BV, mbajtësja e 100% të aksioneve të kompanisë Integreted Energy BV SPV, e cila është koncesionarja e inceneratorit të Tiranës, me vlerë 128 milion euro, për 30 vite.

Në këtë dokument të siguruar, duket edhe një herë qartë se kompania Integreted Energy BV në shkurt të këtij viti, menjëherë pas publikimit të skandalit, të një kompanie EM Capital Group, themeluar në Bullgari nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel Ben Blushi, emri i saj u ndryshua. (Lexo ketu)

Sipas të dhënave zyrtare nga kjo kompani, ajo rezulton se është themeluar në vitin 2016. Në 2017, pra në vitin kur ka firmosur koncesionin prej 128 milion eurosh, kompania e ka pasur ternoverin zero. Pra, qarkullimi dhe fitimi ka qënë thuajse inekzistent.

Nga ana tjetër në vitin 2018, kompania ka një qarkullim prej 920 mijë eurosh. Në vitin 2019, sipas këtyre të dhënave ky qarkullim arrin në 1.1 milion euro.

Pra, një kompani e ngritur nga hiçi, nga zero, menjëherë sapo ka firmosur koncesionin në vitin 2017, milionat e eurove fillojnë e qarkullojnë.

Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga gazetarët tregohet edhe menaxhimi i kompanisë, e cila sot ka një 78-vjeçar në drejtimin e saj, i cili ka marrë drejtimin nga dhjetori i 2019-ës, dhe gjithashtu vazhdon kompania Almares Menagment BV, e cila ka firmosur, siç e kemi treguar në shkrimet e tjera, bashkëmenaxhimin e kompanisë, ku një prej drejtorëve të Almares është një shtetase ruse. (Lexo këtu)

Gjithashtu jepen me emra tre drejtorët e fundit ku një prej tyre është zoti Giusepse Ciafaglione, i cili është aktualisht një nga menaxherët e kompanisë Integreted Energy BV SPV, si dhe Klodian Zoto, i ditëlindjes ’76, i cili ka drejtuar kompaninë nga 2016, deri në 20 mars të 2019-ës. Pra, nga themelimi deri pak kohë pasi firmosi koncesionin 128 milion euro në Tiranë.

Më tej, të dhënat e mbledhura nga gazetarët tregojnë historikun e ndryshimit të emrit, të cilat tregojnë sipas kësaj të dhëne në shkurt të këtij viti. Gjithashtu tregohen edhe tre projektet e nisura nga kjo kompani, ku janë Shqipëria, Gana dhe Zimbabve. Tek kjo e treta u përfshi edhe në një skandal, raportuar edhe në media.

LEXO EDHE:  Pse opozita është selektive me kallëzimet në SPAK për korrupsion?

Nga ana tjetër tregohet edhe se cilët janë disa nga partnerët kryesorë të kësaj kompanie, ku mes tyre është edhe “De Mare srl”, e cila është kompania që ka fituar me prokurim të drejtpërdrejtë 15 milion euro për pastrimin e Porto Romanos, zonën e rrisk mbetjeve të Durrësit. E cila në fakt ishte në bashkëpunim me një tjetër kompani shqiptare, siç është Viktoria Invest, por mesa duket kjo e dyta ka qënë thjeshtë dhe vetëm fasadë dhe gjithçka atje do të kruhet nga vetë Klodian Zoto dhe ortakët e tij.

Më tej, CNA.al ka mundur të sigurojë të tjera të dhëna që lidhen me këtë kompani, të ndërtuar vetëm pak kohë përpara se të fitonte një tender 128 milion euro në Shqipëri.

Një kompani pa asnjë eksperiencë e cila u shfaq dhe fitoi disa thasë me para. U reklamua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si një histori suksesi që do të punësonte njerëz. Por, në fakt ishte një kompani që lindte nga guacka off shore.

Më tej, pro kësaj kompanie dhe inceneratorëve shfaqet edhe Top Channel, ku në disa raportime CNA.al ka siguruar edhe ortakërinë e pronarëve të inceneratorëve me bashkëshorten e Ben Blushit.

Sot pas më shumë dhjetë denoncimesh, institucionet ende nuk kanë reaguar. Prokuroria nuk ka filluar asnjë hetim, por pritet që në ditët në vijim, me dokumentet dhe faktet e sjella nga CNA.al, askush të mos heshtë më.

Nuk mund të kalohet pa u zbardhur një e vërtetë e cila do t’iu kushtojë shqiptarëve disa qindra e qindra million euro./ CNA.al

Rama jep 15 milion euro pa tender, për firmën pranë Lulzim Bashës

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali/ Koncesionari i 128 milion eurove fsheh ndryshimin e emrit

 

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Publikuar

-

Nga

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Analisti Artur Zheji ka reaguar pas nismës së Partisë Socialiste, e cila për të dytën herë po tenton të shkarkojë presidentin Ilir Meta.

Zheji tha se Edi Rama nuk e shkarkon dot Metën, por pretendon se të gjithë këtë po e bën për zhurmë dhe për ta nxjerrë Kreun e Shtetit nga binarët.

“Nuk e shkarkojnë dot, po bëhet për zhurmë. Është një përpunim topi. Unë mendoj që duan të acarojnë Metën. Është një luftë për ta nxjerrë atë nga binarët. Ai ka gjetur një antidote”, deklaroi analisti në emisionin “Të paekzpozuarit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE