Connect with Us

Rama jep 15 milion euro pa tender, për firmën pranë Lulzim Bashës

Politikë

Rama jep 15 milion euro pa tender, për firmën pranë Lulzim Bashës

Publikuar

-

Kreu i qeverisë, me 26 dhjetor, në mbyllje të vitit të kaluar, një muaj pas tërmetit traumatik të 26 nëntorit, duke gjetur si arsye edhe emergjencat natyrore, situatën e shpallur edhe nga vetë qeveria, i ka dhënë 15 milion euro firmës “Victoria Invest” të Fatmir Kucit, dhe një subjekti tjetër italian.

Pra, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime ka shpallur fitues të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e land-fillit të Porto-Romanos bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” dhe asaj italiane, “De Mare” srl”.

Firma “Victoria Invest” njihet si një subjekt biznesi me lidhje të forta me Lulzim Bashën e Republikës së re.

Nuk ka asgjë skandaloze në qoftë se dje “Boldnews” nuk do të ksihte zbardhur me detaje atë se çfarë kishte ndodhur me procedurën e këtij tenderi dhe pse më pas kjo shumë prej 15 milion eurosh dhe pse nga një procedurë normale ligjore kishte kaluar në një prokurim të drejtpërdrejtë nga qeveria.

Por, pse firmës pranë Lulzim Bashës i jepet kjo shumë nga qeveria?

Dje, “Boldnews” raportonte se tenderi duhej të zhvillohej në muajin tetor, pra gati dy muaj përpara se të ndodhte fatkeqësia e tërmetit, por ai u anullua. Proçedura nuk u zhvillua dhe më pas ishte qeveria që me prokurim të drejtpërdrejtë ia dha shoqërisë “Victoria Invest”, 15 milion euro, së bashku me një kompani italiane, e cila ishte regjistruar në Shqipëri, vetëm tre ditë përpara se të fitonte këtë tender.

Pra, një firme italiane për të bërë një bashkëpunim me një firmë shqiptare i duheshin vetëm tre ditë të regjistrohej dhe pastaj të ishte pjesë e një procedure, e cila do t’iu jepte jo pak, por 15 milion euro.

Kush është “Victoria Invest”?

Është një subjekt i cili lidhet shumë apo është pranë Lulzim Bashës. Është e njëjta e cila kishte në zotërim mercedezin e Lulzim Bashës, një makinë luksoze të cilës i ndërroheshin shpesh targat, për shkak se Basha nuk donte ta pranonte se i ishte dhënë nga biznesmeni Fatmir Kuçi. Një nga më të mëdhenjtë dhe më të fuqishmit në zonën e Elbasanit.

“Victoria Invest” është një nga ato firma që fitoi një pjesë të segmentit të Unazës së re në Tiranë, por nga të vetmet që nuk u akuzua dhe nuk u përfol në asnjë çast nga opozita.

Edhe pse një lot tjetër u anullua, u zhvilluan disa tendera, plasi dhe një skandal, i vetmi lot që nuk pati diskutime, as përplasje ishte ai i fituar nga “Victoria Invest”, a thua se ai nuk ishte pjesë e Unazës së Tiranës, por ishte diku tjetër.

LEXO EDHE:  Basha flet për median sllovene/ Të ndëshkohen politikanët e lidhur me krimin

Po, dje me zbulimin e skandalit, opozita nuk ka folur. Mediat raportuan se ishte zhviluar një prcedurë e dyshimtë.

Pra, tenderi ishte anulluar dhe më pas paratë ishin dhënë me prokurim të drejtpërdrejtë, duke u justifikuar me rastin e fatkeqësisë natyrore.

Por, në fakt qeveria e kishte përgatitur këtë proçedurë përpara se të ndodhte tërmeti dhe do të zhvillonte një tender. Ç’ka tregon se institucionet ishin në dijeni të problematikës dhe po jepnin një zgjidhje të caktuar. Këtë e anuluan dhe pastaj e kanalizuan si gjoja pjesë të strategjisë së pas tragjedisë së 26 nëntorit.

Aty del edhe marrëdhënia e firmës pranë Lulzim Bashës me kompaninë italiane, e cila dyshohet se është një nga kompanitë në lidhje me inceneratorët në Shqipëri, pasi në përshkrimin e saj ajo tregonte se kishte kryer punë në lidhje me mbetjet dhe intertet në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Por, përtej firmës italiane qëndron “Victoria Invest” e Fatmir Kuçit, qëndrojnë 15 milion eurot e biznesit pranë Lulzim Bashës, kryetarit të opozitës, i cili nuk foli për një segment të Unazës së Re, sepse e kishte “Victoria Invest”.

Nuk flet për tenderat që fiton “Victoria Invest” me shtetin shqiptar. Nuk flet për 15 milion euro me prokurim të drejtpërdrejtë, dhënë kompanisë nga qeveria shqiptare, duke anulluar një tender më parë dhe duke i kanalizuar ato në mënyrë direkte.

Nuk flet Lulzim Basha për shuma të tilla, ç’ka ngre shumë dyshime se këto para ndotin kryetarin e Republikës së re, i cili shpesh është akuzuar për selektizëm në denoncimet publike dhe shpesh se e përdor PD-në për të vënë gjoba ndaj biznesit dhe si një kompani private jo në interes të publikut, por për interesat e tij personale dhe të familjes së tij./ CNA.al

Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rikthehet stacioni te Ish-Treni?/ Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të fillojë punimet

Publikuar

-

Nga

Projektet për zgjerimin e hekurudhave në vend, me Durrës – Rrogozhinë – Pogradec – Lin – Maqedoni dhe linjën që do të lidhte Shqipërinë me Greqinë, që parashikon nisjen e dy trenave në ditë

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës pritet që të fillojë punimet në muajin qershor të këtij viti, teksa brenda muajit mars parashikohet që të përfundojë procedura e tenderimit.
Lajmi u bë i ditur nga z. Thimio Plaku, drejtor i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë “Procesi i Berlinit: forcimi i ndërlidhjes dhe bashkëpunimit rajonal”, të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Tiranë.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.
Kostoja totale e këtij projekti është 92 milionë euro, 40% e të cilës është kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 42% janë grante dhe 18% është kontribut kombëtar. Qëllimi i saj është rehabilitimi i 34.5 km hekurudhore midis Tiranës dhe portit kryesor të Durrësit (34.5 km) si dhe ndërtimi i 7.4 km rrugë të reja hekurudhore midis Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar Rinas. Aktualisht procesi i prokurimit ndërkombëtar me dy faza është duke u zhvilluar. Afati i synuar për mbylljen e tij është muaji mars.

Plaku tha se ka një zhvillim në këtë projekt. Fillimisht ai parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm. “Ka filluar dizajni i detajuar për zgjatjen e hekurudhës nga Terminali i Transportit Publik në Stacionin Qendror të Tiranës, me një gjatësi prej 4 kilometrash”, tha Plaku.
Në fazën e mëtejshme pritet dhe elektrifikimi i hekurudhës nga Tirana në Rinas.

Si do të zhvillohen hekurudhat
Plaku tha se qeveria po punon për të shtrirë rrjetin e hekurudhave në vend, në linjë me prioritetet që Bashkimi Europian i ka dhënë zgjerimit të tyre.
“Kemi një sërë projektesh në rrjetin hekurudhor. Bashkimi Europian, për rrugët jep deri në 20% grante, ndërsa për hekurudhat deri në 50%, pasi promovon ndërtimin e rrjeteve hekurudhore”.
Po punohet për projektin e detajuar të hekurudhës Vlorë-Hani i Hotit, i cili pritet të përfundojë në nëntor 2020. Ky projekt mundësohet nga një grant 4.5 milionë euro i akorduar nga WBIF (Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor). Pas përfundimit të tij do të aplikohet te WBIF për një grant prej rreth 50% të investimit (140 milionë euro).

LEXO EDHE:  Ja dokumenti/ Kryeministri nuk e ka parë fare Buxhetin e 2018-ës

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Zyrtarja e DASH kundër propozimit të Bashës?

Hekurudha Durrës – Rrogozhinë – Pogradec – Lin – Maqedoni, (Pan European Corridor VIII) është pjesë e rrjetit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe po punohet për ta kualifikuar si rrjet bazë deri në vitin 2023, me perspektivën për një zgjatim indikativ të Korridorit Orient/East Med TEN-T Corridor. Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për rindërtimin e këtij korridori rrugor si dhe për dizajn paraprak të rrugës Durrës – Rrogozhinë. Më pas do të aplikohet te WBIF për një grant prej 50% të investimit (64 milionë euro). Ky projekt ka dalë me rezultate të mira sa i përket trafikut të pasagjerëve. Plaku thotë se problem në këtë projekt është pjesa e Maqedonisë, e cila është tepër e shtrenjtë, në rreth 600 milionë euro si dhe gjetja e një gjuhe të përbashkët për pikën e daljes nga Shqipëria, që fillimisht ishte planifikuar në Lin, por ka pasur shqetësime për ndikimin në mjedis.

Përmes një granti prej 1.7 milionë eurosh nga Banka Europiane e Investimeve (EIB) po hartohet dizajni paraprak dhe i detajuar i rindërtimit të hekurudhës Rrogozhinë – Pogradec. Më pas do të aplikohet për një grant për 50% të investimit (300 milionë euro).

Po kryhet një studim parafizibiliteti për lidhjen hekurudhore Shqipëri – (Kapshticë/Kristalopigi) – Greqi në kuadër të programit INTERREG CBC Shqipëri-Greqi. Projekti do të përfundojë në fillim të vitit 2021 dhe më pas do të aplikohet për studimin e fizibilitetit dhe dizajnit të detajuar.
Z.Plaku tha se distancat e shkurtra hekurudhore dhe ngarkesat e vogla po pengojnë zhvillimin, ndaj prioritet janë distancat e gjata. Me leverdi shihet sidomos lidhja hekurudhore me Greqinë, e cila nëse realizohet, mund të nisen çdo ditë dy trena pasagjerësh, duke mundësuar dhe lidhjen me gjithë Europën./Monitor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Foto/ Rama publikon pamjet e tërmetit 5.8 ballë, ç’ndodhi në Tiranë gjatë natës

LEXO EDHE:  Basha flet për median sllovene/ Të ndëshkohen politikanët e lidhur me krimin

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE