Connect with Us

Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

Denoncim

Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

Publikuar

-

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime ka shpallur fitues të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e land-fillit të Porto-Romanos bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” dhe asaj italiane, “De Mare” srl”.

Tenderi është zhvilluar me procedurën e prokurorit “me negociim, pa shpallje paraprake”, duke e argumentuar “për shkak të nevojës ekstreme në të cilën ndodhemi pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26.11.2019”.

Ky argument, si edhe i gjithë tenderi për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, krijon hije dyshimi për një proces të paracaktuar.

Kompani 3-mujore në Shqipëri
Fituesit e tenderit rreth 15 milionë euro janë kompanië “Victoria Investment International” e regjistruar në Kosovë, pjesë e “Victoria Invest”, e regjistruar në Shqipëri nga biznesmeni elbasanlli, Fatmir Kuçi.

Ndërsa, kompania e dytë është “De Mare” srl, një kompani me qendër në Itali dhe që ka regjistruar në Shqipëri “De Mare-Albania”, si degë e huaj e saj. Kompania mëmë drejtohet nga Fausto De Mare, nga rajoni jugor italian i Potenzas.

Biznesmeni De Mare ka drejtuar, për disa kohë, edhe “Confcommercio”-n, Konfederatën Italiane të Sipërmarrjes dhe Aktiviteteve Profesionale dhe të Profesioneve të Lira.

Në faqen zyrtare të kompanisë lexohet, ndër të tjera se, “shoqëria, ndër vite, ka siguruar një staf të kualifikuar, gjë e cila i ka lejuar që nga viti 2015 të zbatojë projekte, të realizojë drejtimin teknik të kantiereve të punës për realizimin e pastrimit dhe bonifikimit në zonat e Elbasanit, Tiranës e Fierit”.

Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), kompania “De Mare” është regjistruar në Shqipëri, fillimisht në 5 Qershor 2018, si “zyrë përfaqësimi” e “De Mare” srl, me objekt “Menaxhimi teknik i veprave të kryera nga kompania mëmë dhe ndjekja e punimeve dhe të politikave të shoqërisë”.

Në 18 Tetor 2019, regjistrohet në QKR “De Mare-Albania”, si dega e huaj e kompanisë e “De Mare” srl.

Në objektin e kësaj kompanie janë “drejtimi teknik dhe testimi, ndërtimi e menaxhimi i impianteve për llogari të vetën dhe të palëve të treta, private dhe publike, për ruajtjen dhe trajtimin e mbetjeve inerte urbane…., impiant të shkatërrimit termik dhe impianteve të rivlerësimit termik të mbeturinave, landfilleve, bonifikime…”.

Vetëm 3 ditë pas regjistrimit të “De Mare-Albania” si “degë e huaj” e “De Mare srl”, konkretisht në 21 Tetor 2019, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) shpall tenderin për “mbylljen e vend-depozitimit të ngurta EKO-Park, Durrës”.

Në bazë të të dhënave zyrtare, vlera e tenderit ishte parashikuar 1.68 miliardë lekë (të reja) pa TVSH, një vlerë e përafërt me 15 milionë euro.

Tenderi u parashikua të mbyllej në datë 19 Nëntor 2019. Por, në kohën kur duhej të shpallej fituesi, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime njoftoi se tenderi ishte anuluar, për shkak të “gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, të shpallur me Vendim të Këshillit të Ministrave më 27 Nëntor 2019, një ditë pas tërmetit tragjik.

LEXO EDHE  Qytetarët braktisin shtëpitë pas tërmetit

Në njoftimin e anulimit, nuk u publikua asnjë informacion për kompanitë pjesëmarrëse në tender.

LEXO EDHE:  Skandali i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit/ Albana Shtylla nga Soros tek plagjiatura

Tender “i mbyllur” për nevoja ekstreme?
Pas anulimit të tenderit të parë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime e ka rishpallur procedurën e prokurimit publik. Por, kësaj radhe, ka ndjekur procedurën e “mbyllur”, atë që quhet “procedurë me negociim paraprak, pa shpallje”, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve “De Mare” srl. dhe “Victoria Invest International”.

Autoriteti kontraktor, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime e ka argumentuar këtë procedurë “të veçantë” tenderi “për shkak të nevojës ekstreme pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i dates 26.11.2019”.

Ky argument duket se “çalon” për disa arsye, referuar të dhënave publike të mëparshme, të cilat sugjerojnë që mbyllja e landfillit të Porto-Romanos nuk lidhet me “emergjencën e tërmetit të 26 nëntorit 2019”.

Landfilli i Porto-Romanos konsiderohet një nga pikat më të nxehta në Shqipëri, me nevojë urgjente për mbylljen e tij. Në vitin 2016, Bashkia e Durrësit hartoi një plan-studimi, ku parashikohej mënyrë se si duhej mbyllur ky landfill.

Në Qershor 2018, kryeministri Edi Rama deklaroi se “Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim zonën kanceroze të fushës së mbetjeve. Besoj deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm”.

Në Tetor të vitit 2018, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u shfaqën në landfillin e Porto Romanos, ku deklaruan se brenda vitit 2019 do të mbyllej vend-grumbullimi i mbetjeve urbane dhe zona do të shndërrohej në një hapësirë me parqe.

Por, megjithë premtimet politike, land-filli i Porto-Romanos nuk u arrit të mbyllej në vitin 2019. Megjithatë, deklarimet e zyrtarë të lartë dëshmojnë se land-filli i Porto Romanos ishte shndërruar në emergjencë për shkak të ndotjes alaramente. Dhe kjo gjë nuk kishte lidhje me tërmetin e 26 Nëntorit.

Që mbyllja e land-fillit të Porto Romanos ishte shndërruar në “emergjencë” konfirmohet edhe nga fakti që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, administruese e asaj zone, kishte shpallur tenderin në Tetor 2019, pra rreth një muaj para tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Gjithashtu, për shkak të shtrirjes dhe specifikës së zonës, land-filli i Porto Romanos nuk pësoi dëme strukturore (pasi nuk ka të tilla) nga tërmeti i 26 Nëntorit, që të mund të justifikonte ndërhyrjen “me negociim, pa shpallje paraprake” për shkak të pasojave të lëvizjeve sizmike./BoldNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Show vulgar me Anti-KÇK-në/ Qytetari i nxjerr të palarat policisë: Deri tani vadisnit parcelat me hashash?!

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministi Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon “shown” e qeverisë sipas tij, me Anti-KÇK-në.

Përmes mesazhit dërguar ish Kryeministrit, ai i bën disa pyetje edhe krerëve të Policisë dhe jo vetëm.

“Policia e shtetit ngrihet në këmbë! Pse shtrirë ka qënë deri tani?! Apo ka qënë në gjumë ?! Apo ishte e zënë duke vaditur parcellat me hashash?!

LEXO EDHE:  Duart lart, fustanin poshtë!/Skandal në zyrën e ministrit, për cilin bëhet fjalë

LEXO EDHE:  Skandali i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit/ Albana Shtylla nga Soros tek plagjiatura

Pse duhet të paguajmë militantët e rilindjes socjaliste me uniforma policie që të ndjekin mbrapa makinat lluksoze, kur këto automjete kanë marrë leje qarkullimi nga vetë institucjoni që drejtohet e komandohet nga qeverria e Ramës?

Nje shou vulgar per te mbushur xhepat!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Dalin fotot e llotos së hapur përballë Ministrisë së Mbrojtjes/ Policia e mbyll dy orë kur vjen kontrolli”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, thotë se bixhozi po lulëzon.

Ndonëse qeveria i ka mbyllur të gjitha llotot dhe lojërat e fatit dhe i ka ndaluar me ligj, në mesazhin e  publikuar nga Berisha thuhet se përballë Ministrisë së Mbrojtjes është një dyqan llotosh.

Më tej, ngrihen akuzat se në momentin kur do të vijë kontrolli, policia e mbyll dyqanin për rreth dy orë.

“Edi Rama ka thënë që janë të gjitha bixhozet e mbyllura, por unë do të dërgoj disa foto që të të them ty që në policinë e Lleshajt janë të gjithë të korruptuar. Si ka mundësi që një lokal përballë me Ministrinë e Mbrojtjes është hapur me lloto dhe kompjutera dhe policia e Lleshajt në momentin që do ti vijnë për kontroll i mbyll 2 orë dhe i hap prap”, thuhet në mesazh, ndërsa ish-kryeministri ka publikuar edhe fotot e llotos së hapur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dy mësues humbën jetën në aksident/ Berisha dënon qëndrimin përçmues nga qeveria

Publikuar

-

Nga

Një aksident tragjik më pasojë vdekjen e dy mësuesve ka ndodhur dje në Memaliaj.

Mësuesit që humbën jetën ishin duke u kthyer nga shkolla në fshatin Krahës të Tepelenë, me një makinë tip “Benz”, por mjeti ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 2 prej tyre ndërsa dy të tjerë mbetën e të plagosur.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili teksa shpreh ngushëllimet për humbjen e tyre, denoncon dhe mungesën e transportit për arsimtarët.

“Shpreh dhimbje per vdekjen aksidentale te dy mesuesve dje ne Tepelene
Lexoni mesazhin e tij!

Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjareve te te dy mesuesve qe humben jeten dje ne aksident rrugor por dhe denoj me ashpersine me te madhe qendrimin perçmues qe mbahet ndaj mesuesve, nxenesve dhe sistemit arsimor ne teresi nga narkoshtetit ne Shqiperi! sb

Pershendetje I nderuar doktor!marr shkas nga ngjarja e djeshme ku humben jeten dy mesues per shkak te kesaj qeverie te babezitur ku mesuesit paguhen akoma me rritjen qe keni bere ju kur ishit ne pushtet,Zyra Arsimore duhet të mundësojë transportin e mësuesve dhe nxënësve me furgon ose autobus, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë. E njëjta problematikë është në gjith të vendit, ku tenderët për transportin janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimore dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish. Shumë mësues janë të detyruar të japin mësim në zona të thella malore larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private. Fondet e parashikuara për transportin e mësuesve vidhen sistematikisht dhe hetimet nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese”,jane shume mesues qe ndyshojne vendbanimin thjesht per te perfituar transportin ne menyre te padrejte faleminderit publikoje ta marre vesh i gjith populli se ca qeverie naziste qe kemi.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE