LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

10 Prill 2020, 11:52, Politikë CNA

Janë dy raste flagrante. Dy koncesione, PPP, të dhëna nga qeveria në lidhje me inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit. Jo për faktin se plehrat dhe problematika e tyre në shumë qytete nuk duhet të zgjidhen, por duke gjetur argumentin e situatës emergjente shteti shqiptar, qeveria ?Rama? jep 50 milion euro kompanive të dyshimta, disa prej tyre pa asnjë lek.

Skemat e pëdoruyra dhe investigimi tregojnë se paratë fitohen nga i njëjti rrjet. Pra, kompanitë lidhen me njëra-tjetrën dhe janë thuajse të njëjtët persona që kanë fituar këto para. Një formë aplikimi, garancie, kreditimi, adresa të njëjta pronarë të njëjtë, vetëm emra kompanish të ngjashme, jane gjithçka tregon se 50 milionë euro janë dhënë tek vklientela e qeverisë.

Tek inceneratori i Elbasanit janë 22 milion euro të cilat fitohen nga kompania Albtek Energy me aksionere Stela Gugallën, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit. Ky i dyti është administrator  në një kompani tjetër, ER One Albania, ky Stela Gugalllja ka 40% të aksioneve dhe 60% i ka Ernesto Granelli, një shtetas italian, i cili ka kompaninë Energy Recuperator, i cili më pas del tek inceneratori i Fierit si aksioner dhe shitë i inceneratorit që do ndertohej prej tij me çelsa në dorë.

Kjo lidhje e kompanive ka bërë që Stela Gugallja dhe këta persona të fitojnë 22 milion euro për inceneratorin e Elbasanit. Skema është shumë e thjeshtë. Bëhet një ofertë e pakërkuar, firmoset shpejt e shpejt kontrata në ministrinë e Mjedisit, nga ministri Lefter Koka i LSI-së, i cili duket se është edhe njeriu kryesor përgjegjës politik me dokumenta në skemën e inceneratorëve.

Po ashtu kujtojmë këtu se Lefter Koka, është një nga deputetët që nuk ka djegur mandatin dhe që i është bashkuar Ramës, pasi opozita dogji mandatet e deputetëve në muajin shkurt 2019.

Por qëndrojmë tek inceneratori. Pasi firmoset kjo kontratë firmoset dhe së bashku me kontratën e firmosur me Ernesto Granellin, për ndërtimin e inceneratorit, e cila thotë ekzktësisht ?kontratë me çelësa në dorë? për ndërtimin e inceneratorit, së bashku çohen tek një bankë e nivelit të dytë, ku firmosin marrëveshjen për barrën siguruese dhe marrin kredi për investimin, pas pasur asnjë lek.(Lexo ketu)

E njëjta skemë është përdorur edhe për inceneratorin e Fierit, ku ndryshe nga Elbasani me 22 milion euro, këtu oreksi hapet dhe shumë shtohet duke shkuar në 28 milion euro.

Këtu kompania është Energy Waste Treatment Fier, ku 70% të aksioneve i ka kompania Integreted Technology Service e Klodian Zotos dhe 30% kompania ?Ndërtim Montim, Patos?.

Por, fillimisht edhe këtu në këtë kompani, aksioner me 30% të kuotave ka qënë Ernesto Graneli, italiani i cili është edhe tek inceneratori i Elbasanit. Më pas ai ka shitur 30% të aksioneve.

Edhe në Fier, tek 28 milion euro, kemi të njëjtën skemë si në Elbasan. Firmoset marrëveshja koncesionare me qeverinë shpejt e shpejt, më pas lind një kontratë, e cila është si në rastin e Elbasanit 15 milion euro ndërtim inceneratori me çelësa në Dorë.

Në rastin e e Elbasanit ishte 15 milion euro ndërtimi i inceneratorit dhe 22 milion euro vlera e marrëveshjes koncesionare me qeverinë, ndërsa në rastin e Fierit është 15 milion euro inceneratori, por 28 milion euro vlera e koncesionit. Ku ndryshojnë?

Shtetasi italian firmos këtë kontratë nëpërmjet kompanisë Energy Recuperator, e cila është bashkëaksionere me Stela Gugallën tek kompania ER One Albania, dhe Klodian Zoto ka në dorë kontratën, ashtu si në rastin e Elbasanit, ?me çelësa në dorë? për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Kjo kontratë, së bashku me marrëveshjen koncesionare dhe kontrata me kompaninë, çohen sërish tek e njëjta bankë e nivelit të dytë për të marrë kredi sërish për të ndërtuar inceneratorin, pa futur asnjë investim, pa bërë asgjë, thjeshtë dhe vetëm duke ndjekur disa proçedura të cilat kalohen me shpejtësi skëterrë dhe firmosen në mënyrë të menjëhershme për kompani që nuk iu shikohet as e kaluara, as kriteret teknike, nuk merren as parametrat e inceneratorëve, as standartet e investimit, as kostot. Pa folur pastaj për të pasur një garë të hapur ndërkombëtare, ku mund të vinin kompani nga e gjithë bota, për të bërë këtë lloj investimi.

Por, në të dy rastet kompanitë kërkojnë para në shtet për të ndërtuar inceneratorë, ministria e Mjedisit shpejt e shpejt me firmën e Lefter Kokës që firmos marrëveshjen koncesionare, të cilën e marrin në dorë dhe firmosin paralelisht në të njëjtën kohë një kontratë për inceneratorë me çelësa në dorë, për vetëm 15 milion euro, nga shtetasi italian Ernesto Granelli.

Pasi e marrin dhe këtë të dyten, të dyja së bashku me kapitalet e kompanisë vendosen në bankë për të marrë para për të filluar punën. Disa muaj në fillim për të thithur pastaj disa miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe buxheti i shtetit, sipas kontratës koncesionare.(Lexo ketu)

Elbasani ka përfunduar dhe quhet një histori suksesi, megjithëse vlera është marramendëse. Pra, ku hiqen plehrat dhe mbillen ca pemë quhet sukses. Se çfarë standarti ka inceneratori, se sa para mund të ishin kursyer nëse do të kishim një garë të hapur dhe cfarë abuzimi bëhet duke ndërtuar inceneratorë me paratë e shqiptarëve dhe jo në fakt nga kompani private, pasi të gjitha kreditë e marra apo investimet e bëra janë nga lekët e xhepave të shqiptarëve për shkak të marrëveshjes koncesionare, askush nuk jep llogari.

Janë 15 milion euro në Elbasan, dhe Fier. Tek i dyti ende nuk është vënë inceneratori, megjithëse kontrata është bërë në vitin 2016.

Ndërkohë më vonë janë dhënë edhe 128 milion euro për inceneratorin e Tiranës, por kjo i përket një tjetër investigimi, sepse këtu del një kompani në Hollandë, e cila është një guackë off shore, dhe thuajse e pamundur për të nxjerrë të dhëna se kush janë aksionerët e vërtetë.

Rrugës këto kompani që kanë përfituar inceneratorin e Tiranës dhe Fierit kanë krijuar edhe ortakëri të tjera, deri tek pronarë mediash, siç është rasti i Top Channel, ku Vjollca Hoxha është bashkëaksionere me kompaninë Em Capital Group, ku pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si aksionerë në një kompani, kanë ortakëri me Eva Blushin, bashkëshorten e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, dhe kjo kompani ka blerë Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe.(Lexo ketu)

Pra, gjithçka fillon tek qeveria, shkon tek biznesi privat pa para vetem me letra. Firmoset marrëveshja koncesionare, firmosen të tjera kontrata me biznesmenë italianë për të ndërtuar inceneratorin, më pas çohen për kredi, merret kredia, shteti fillon të paguajë miliona euro për këto subjekte dhe më pas këta aksionerë krijojnë kompani të reja, ku bëhen aksionerë edhe me bashkëshortët e politikanë dhe drejtorëve të medias, të cilët më pas shkojnë e blejnë aksione të kompanive që kanë të njëjtët aksionerë me mediat, siç është rasti i Televizionit Kombëtar, Top Channel.

Kjo është skema 50 milion euro, ku është zhytur qeveria shqiptare, dhe është një skemë e pastër sesi lidhen koncesionet me mediat. 50 milion euro që fillojnë tek Lefter Koka, shkojnë tek koncesionarët, tek kryeministri Rama, tek aksionerja e Top Channel, tek Ben Blushi dhe tek Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja. Përfshirë këtu edhe 74-vjeçarin italian Ernesto Granelli./ CNA.al

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

 

 

Lajmet e fundit nga