web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skadimi kartave të identitetit dhe patentave/ Ahmetaj: Vlejnë deri në fund të pandemisë

9 Prill 2020, 19:22, Politikë CNA

Kartat e identitetit të skaduara dhe patentat e skaduara do të njihen deri në përfundim të pandemisë.

Lajmin e ka dhënë ministri i ngarkuar për administrimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi Arben Ahmetaj në emisionin “Opinion”.

“Të gjitha ID-të e skaduara do të njihen deri në fund të pandemisë. Është urdhër i ministrit të Brendshëm. Është urdhër me letër”, u shpreh ai, teksa po fliste për akuzat e ngritura se bankat nuk i hapin llogari për të marrë pagën për shkak të skadimit të kartës së identitetit. Ai theksoi se e njëjta gjë vlen edhe për patentat./ CNA.al





Lajmet e fundit nga