Të ftohurit nga korrenti pas djersitjes, nuk është thjesht një mit gjyshesh, por një kërcënim real
A ju ka nxitur ndonjëherë kureshtja se si reagon trupi...
A ju ka nxitur ndonjëherë kureshtja se si reagon trupi...

Gazetari i kthyer në analist, i emëruar drejtor në "News 24", Robert Rakipllari, shërbëtori i përkushtuar i Irfan Hysenbelliut, dy ditë më parë ka pasur një debat me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjatë një bisede në emisionin “Open”, Rakipllari ka tentuar të bëjë rolin e gazetarit “opozitar”, edhe pse në fakt media për të cilën punon për vite me radhë, ka qenë shumë larg të qenit opozitare.
Për më tepër, Rakipllari harron se punon për një media, e cila është paguar nga paratë e kompanive të inceneratorëve, një ndër koncesionet më të akuzuara, ku korrupsioni është tashmë i provuar nga drejtësia.
Mediat e Irfan Hysenbelliut, përtej pretendimeve se janë në misionin e tyre, në fakt nuk kanë asnjë sulm të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit, por merren me drejtorë të institucioneve të ndryshme, sa herë që i preken interesat e tij.
Një ndër këto raste është pikërisht sulmi ndaj Tatimeve, gjë që në fakt çon në dyshime se shkak për këtë sulm janë pikërisht borxhet e Irfan Hysenbelliut te Tatimet, që kapin shifra rreth 2 miliardë lekë, me kompanitë e tij.
Por, ndërkohë mbrëmjen e djeshme gjatë debatit në studio, ndërsa flitej në lidhje me koncesionet e Rilindjes, gazetari Rakipllari ka tentuar të heqë një paralele me një ndër koncesionet e Qeverisë “Berisha”.
Gazetari Mentor Kikia duke folur për koncesionet e Qeverisë “Rama”, tha se janë bërë koncesione me ligj.
Dhe “rastësisht”, Rakipllari ka risjellë në vëmendje koncesionin për pullat fiskale.

“Siç është bërë koncesioni i pullave fiskale në qeverinë e Berishës”.-tha Rakipllari.
Nga ana tjetër, Berisha i është përgjigjur se: “Pullat fiskale i përdor çdo vend. Shiko, ti je gazetar dhe nëse gjen ndonjë tender që nuk është shpallur me garë dhe nuk është shpallë në gazetat ndërkombëtare hajde më thuaj mua. Mori Blairin dhe i tha ajo që është i rregullt dhe po e prishe këtë do të marrësh 300 milionë gjobë. Shiko Mentor, ONCD ka një departament kundër korrupsionit të posaçëm dhe prish çdo koncesion të kompanive të mëdha. OECD është shumë serioze.”
Por, populli ka një shprehje “shkon gjuha ku dhemb, dhëmbi”. Dhe duket se “pullat fiskale” janë “meraku” i madh i biznesmenit që fshihet pas mediave.
Irfan Hysenbelliu “rastësisht” sulmon koncesionin për pullat fiskale, sepse preken bizneset e tij, që nga birra që shet.
Sepse në çdo shishe ka pullë fiskale, nëpërmjet së cilës ndalohet evazioni fiskal, kontrollohet akciza, taksat e të gjitha lëvizjet e biznesit që ai bën.
Dhe për këtë nxjerr në media drejtorin e tij duke sulmuar një koncesion, i cili është bërë me garë të hapur./CNA.al
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj,...
Ish-deputeti i partisë së inceneratorëve, Endrit Braim...
Kryeministri Edi Rama është zgjuar ditën e sotme me di...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Doria...
Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë ...
Deputetja Albana Vokshi i ka bërë thirrje SPAK-ut të h...
Që pas shkarkimit të tij, daljet e Lulzim Bashës në me...
Protesta e 7 korrikut ishte madhështore dhe jashtë ...
Deputetja Albana Vokshi, e ftuar në emisionin "Debat" në "...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka porositur krerët e de...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se SPAK-u nuk...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një mbled...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri një krahasim të s...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka cilësuar protestën e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon një takim me k...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar protestën e 7 korrik...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar lidhur m...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar pas dekl...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka akuzuar qeverinë...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka treguar ndryshimin e...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...