Kompania "NOA", duket të jetë e preferuara e Rilindjes. Një kompani, e cila del në shumë koncesione apo tendera skandalozë të Qeverisjes së Rilindjes, ku janë përfshirë disa institucione, por çuditërisht për të nuk ka asnjë reagim as nga Opozita.
Pra, kompania "NOA", duket të jetë e preferuara e të gjithëve.
Koncesione që kalojnë nga një kompani, e cila qartazi është pjesë e kanaleve të pushtetit politik të Rilindjes, që kalon nga Bashkia e Tiranës, nëpërmjet matësve dhe tenderave në Ujësjellës. Që kalon nëpërmjet KESH-it, nëpërmjet një kontrate skandaloze për depozitimin e energjisë elektrike. Kontratë e cila favorizonte firmën për të fituar miliona euro, ndërsa korporata shtetërore merrte thërrime.
E para, fillon me një kontratë që është lidhur me KESH-in, mbi depozitimin e energjisë elektrike. Kompania "NOA" kishte firmosur një kontratë spektakolare. E merrte energjinë në kohën e pikut, dhe e tregtonte atë me qindra euro. Ndërkohë, e kthente gjatë natës duke fituar vetëm nga diferenca e çmimit, me miliona euro.
Më pas, tentakulat e kompanisë "NOA" dalin edhe në tenderat e Bashkisë së Tiranës. Pikërisht tek Ujësjellësi, ku zhvillohen tendera, kualifikohet ndonjë kompani, sipas procedurave ligjore. Por, më pas del një shpikje korruptive, për interes të "NOA"-s.
Ka pasur denoncime se ofertat merren dhe i tregtohen palës tjetër, e kështu me radhë. Gjithmonë në favor të "NOA"-s. Tenderin e fiton gjithmonë "NOA", tek Ujësjellësi i Tiranës.
Një tjetër koncesion, është ai në lidhje me vulosjen e pompave të furnizimit me karburant. Një koncesion 70 milionë euro.
Fillimisht ministria e miratoi qetë, në heshtje. Opozita nuk denoncoi. Mediat e mëdha heshtën dhe hap pas hapi u shkua deri në marrjen e kontratës.
Pra, firmosjen e kontratës koncesionare gati tri vite më parë, në vitin 2019, kur "NOA" krijoi edhe një kompani tjetër, "NOA Control", e cila do të ishte ajo që do të merrte koncesionin për vulosjen e pompave të karburanteve.
Por, pavarësisht se ka pasur denoncime nga mediat, turpësisht në lidhje me "NOA"-n, hesht edhe Opozita, e cila nuk thotë asnjë fjalë.
Kështu ndodhi edhe me inceneratorët. Kështu ka ndodhur dhe me shumë PPP të tjera.
Dikush duket se ia ka mbyllur gojën Opozitës, siç ndodhi për vite me radhë edhe për skandalin e inceneratorëve. Dhe duke heshtur thjeshtë dhe vetëm miraton koncesionet skandaloze të Rilindjes, me kompaninë "NOA", e cila del në disa institucione./CNA.al
Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e një qytetari, i cili q...
"Fiks Fare" denoncoi dështimin e një projekti prej mil...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e nj...
Valentina Selimi, banore e fshatit Brasnik, Bashkia Gr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë sot...
Prokurorët e SPAK-ut, përtej kompanive të inceneratorëve, ...
Në mars 2021, emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan...
Ka mjaftuar një bllokim i rrugës, e cila edhe pse isht...
Sabrina Islamaj, një qytetare nga Saranda, ka denoncua...
Një firmë ndërtimi, e cila kishte fituar tenderin 6 mi...
“Stop” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut pas deno...
Në datën 06 korrik 2022, "Fiks Fare" transmetoi një in...
Kastriot Lesko një qytetar nga Vlora thotë se ka një s...
Një familje në gjak në Shkodër është strehuar në një p...
Shpresim Bajraktari, njeriu i cili lakohet si i dashur...
Në datën 7 korrik 2022, emisioni "Fiks Fare" në "Top Chann...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", investigoi rastin e vdekjes ...
Emisioni "Fiks Fare" solli para disa ditësh problemin e an...
Emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot...
Emisioni “Stop” ka trajtuar sot çështjen e një peshkat...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rëmbec, Mali...
Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin...
Një krim ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Rrëmbec...
Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Dushkarak të Vlorës...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Orët e parë të ditës do të jenë me alternime kthjellimesh ...
Javën e ardhshme, i nxehti afrikan dhe vapa përvëluese...
E diela e parë e çdo muaji në vendin tonë, do të jetë ...
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën 1 mi...
Qytetet amerikane po përballen me një shkallë në rritj...
Bashkimi Evropian ka dorëzuar "draftin përfundimtar" n...
Izraeli rihapi të hënën pikat kufitare për në Gaza pas...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
Ajo ka shkruar 25 libra, që janë shitur 70 milionë her...
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik 2022, arrit...
Ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, ai që së pari kritik...
Kompjuterat që prodhojnë kriptomonedha përdorin një sasi t...
Tregu valutor sot sërish shfaqet me lëkundje. Euro, paundi...