Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

"Fiks Fare" denoncoi dështimin e një projekti prej miliona eurosh të investuara nga Banka Botërore për vaditjen në qarkun e Fierit.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan banorë të fshatrave në Patos, përkatësisht të Zharrzës, Sheqishtes, Frashërit dhe Novoselës. Sipas ankesave, të shoqëruara edhe me video, në zonë ishte bërë një investim në vitin 2016, për vaditjen e tokave bujqësore, por një pjesë e projektit ishte dëmtuar.
Por, një pjesë e kanalit të bërë në vitin 2016 dhe 2017 ishte dëmtuar dhe ishin vendosur tuba të diametrit të madh. Por, ato tuba ishin hedhur në kanal. Fiks Fare mësoi se në atë zonë ishte bërë investimi vitet e fundit, madje paratë ishin dhënë nga Banka Botërore.

Sipas dokumenteve që disponon “Fiks Fare”, projekti i vaditjes i skemën Kurjan – Strum ka filluar në vitin 2016 nga Ministria e Bujqësore. Madje, sipas një dokumenti, janë bërë edhe dëgjesa publike në qershor 2016, teksa në të shkruhet se agjencitë e financimit janë Banka Botërore dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar. Një muaj më vonë, Ministria e Bujqësisë përgatiti planet e menaxhimit për rehabilitimin e skemave të ujitjes. Madje, sipas hartës shoqëruese, do të mundësohej vaditja nga Strumi në Roskovec e deri në Zharrëz të Patosit, në kufi me Fierin.
Në tetor të vitit 2016, Ministria e Bujqësisë hapi tenderin, ku një nga skemat që përfshihej ishte edhe “Kurjan-Strum”, me zonë mbulimi 4,730 ha dhe gjatësi kanale kryesore dhe dytësore 88 km. Në datën 9 dhjetor 2016, Ministria e Bujqësisë ka shpallur fituesin e kontratës “rehabilitimi i 5 skemave të ujitjes” të lotit 1, ku përfshihej edhe skema Kurjan – Strum. Vlera e këtij tenderi ishte 2 miliardë lekë të rinj, ose rreth 16.6 milionë euro.

Por, megjithëse janë hedhur kaq para, një pjesë e kanalit nuk funksionon. Një nga kanalet e rikonstruktuar në 2017, që merr ujin nga Ujëmbledhësi i Kurjanit dhe e dërgon në tokat bujqësore të fshatit Novoselë, Sheqishte, Frashër dhe Zharrës, nuk është funksional. Me këtë kanal duhet të vaditeshin rreth 500 hektarë tokë bujqësore. Kamera e "Fiks Fare" filmoi tubat të hedhur anës kanalit, të cilët kanë një diametër shumë të madh. Sipas informacioneve, këto tuba duhet të përdoreshin për kalimin e ujit në atë vend, pasi kanali kalon në një kodër dhe vendi i tubave është më i ulët sesa kanali në vijim.
"Fiksi" bisedoi me disa banorë të Zharrzës, të cilët ankohen se s’kanë ujë në tokat bujqësore. Sipas tyre, ata kanë bërë puse, ndërsa s’ka ujë në kanale. Tregojnë se, në një kodër pranë Zharrzës, e cila e merr ujin për vaditje nga Ujëmbledhësi i Kurjanit, në Roskovec, janë vendosur disa tuba, të cilat nuk funksionojnë.

Sipas tyre, bujqësia është lënë pas dore, ndërsa për të vaditur përdorin puse e ç’të mundin. Më tej pohojnë se, para viteve ’90 Zharrza ka pasur një rezervuar, nga ku vaditej, por tani e ka marrë privati dhe nuk funksionon.
Pas konstatimit të problematikave, gazetarët e Fiks Fare biseduan me Lindita Boccollin, specialiste te Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Fier, e cila ka nën administrim të gjitha kanalet parësore të vaditjes. Ajo tregoi edhe skemën e ujitjes në zonë, ndërsa saktësoi se uji në atë kanal shkonte nga Ujëmbledhësi i Kurjanit. Por, ditën që shkoi grupi i xhirimit i Fiks Fare, uji ishte ndërprerë për shkak të përmbytjes së një kulture bujqësore me grurë, për shkak të prishjes së kanalit. Ajo thotë se në vitet 2016 dhe 2017 ka pasur një investim nga Banka Botërore për skemën ujitëse nga Rezervuari i Kurjanit, i cili përfshin edhe kanalin për në Sheqishte, Zharrëz, Novoselë dhe Frashër.

Sipas saj, kanali është bërë me veshje betoni, ndërsa gazetarët e pyetën se për çfarë ishin vendosur tubat në atë zonë. Specialistja tregoi se në atë vend ka pasur shkarje të zonës dhe është bërë një studim që uji në atë vend të kalonte me tuba të mëdhenj, pasi në atë zonë, kanali kthehet në një liqen. Por, ky investim nuk ka funksionuar, pasi uji që ishte në kanal ngrinte nga niveli tubat e diametër të madh dhe për pasojë ato tuba janë hequr dhe janë vendosur jashtë kanalit. Sipas saj, uji tani kalon me sistemin e vjetër dhe se kjo Drejtori po pastron kanalin. Por, do të duhet një tjetër studim gjeologjik apo investim që ai kanal të jetë 100 % funksional./ tch
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e nj...
Valentina Selimi, banore e fshatit Brasnik, Bashkia Gr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë sot...
Prokurorët e SPAK-ut, përtej kompanive të inceneratorëve, ...
Në mars 2021, emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan...
Ka mjaftuar një bllokim i rrugës, e cila edhe pse isht...
Sabrina Islamaj, një qytetare nga Saranda, ka denoncua...
Një firmë ndërtimi, e cila kishte fituar tenderin 6 mi...
“Stop” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut pas deno...
Në datën 06 korrik 2022, "Fiks Fare" transmetoi një in...
Kastriot Lesko një qytetar nga Vlora thotë se ka një s...
Një familje në gjak në Shkodër është strehuar në një p...
Shpresim Bajraktari, njeriu i cili lakohet si i dashur...
Në datën 7 korrik 2022, emisioni "Fiks Fare" në "Top Chann...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", investigoi rastin e vdekjes ...
Emisioni "Fiks Fare" solli para disa ditësh problemin e an...
Emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot...
Emisioni “Stop” ka trajtuar sot çështjen e një peshkat...
Në 2 muaj importuan miliona vezë nga Serbia e Turqia nën h...
Në emisionin investigativ “Stop” sot është trajtuar rasti ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...