Shokon Basha/ I shpall “luftë” Enver Hoxhës
Teksa ka përfunduar homazhet në varrezat e dëshmorëve, kreu ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela e ka listuar kreun e PD ?së Lulzim Basha në radhët e mafias.
Sipas tij, Basha kërkon një qeveri të përbashkët “antimafia” me socialistët – domethënë realisht, mafia po kërkon një qeveri antiamerikane.
Ndër të tjera avokati ka shtruar pyetjen se a do ta arrijë Basha një gjë të tillë.
A i ka shkuar edhe më tej ndërsa ka thënë që për shkak të lobimeve ruse, lulzim Bashës dhe Sali Berishës do t iu ndalohet hyrja në Amerikë. Sipas tij ata e kanë radhën pas ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shkak se kanë shkelur ligjin amerikan.
Postimi i plotë:
Basha kërkon një qeveri të përbashkët “antimafia” me socialistët – domethënë realisht, mafia po kërkon një qeveri antiamerikane.
Po do ta arrijë dot?
Amerikanët sigurisht që po qeshin me mafien shqiptare pa intelekt.
Kurse ambasadorit amerikan në Tiranë iu shtua dhe një vit shërbim diplomatik si ambasador në Tiranë.
Kuptohet që ky është vetë projekti amerikan, një vit.
Por, Donald Lu e ka të lehtë tani me rinocerontët e korrupsionit të lartë shqiptar.
Atëherë – çfarë do bëhet me krerët e korrupsionit shqiptar?
Ndalimi i pushtetarëve të korruptuar shqiptarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vijojë.
Hetimi ndërkombëtar i tyre po vijon me ritme të larta. Por ka dhe efekte të tjeta ndërkombëtare që tregojnë se ndalimi i personave të ikriminuar për të hyrë në Amerikë ka lidhje edhe me shkeljen e ligjit amerikan. Kjo tani po del qartazi.
Por kjo është një praktikë e hapur rishtas në Amerikë.
Dje Amerika e ndaloi hyrjen në USA të ish drejtorit të përgjithshëm të Volks Ëagen-it, të quajtur Ëitencorn. Volks Ëagen eshtë gjigandi gjerman i automobilëve, me xhiro vjetore prej 350 miliardë Euro.
Ndërkohë është arrestuar edhe shefi i filialit të VË në Kaliforni. Gjithçka lidhet me faktin që këta kanë pasur dieni për manipulimin e vlerave të gazit në tregun amerikan.
Kuptohet se kjo është e njëjta masë si ajo që i vendosën para disa kohesh Adriatik Llallës, i cili sigurisht që rezulton që edhe ky të ketë shkelur ligjin amerikan..
Mendimi është se këto masa do të vijojnë ende dhe për disa shqiptarë të pushtetshëm, por tani kuptohet se është fjala për pushtetarë që kanë shkelur ligjin amerikan.
Por dje. Në datën 4 maj, u kapën edhe dy të kërkuarit nga DEA për trafik ndërkombëtar të kokainës. Organet amerikane të investigimit gjurmues vënë në dukje se këta të dy janë të lidhur me politikën e lartë shqiptare dhe klientelën e tyre në Shqipëri.
Ndërkohë mendohet se hetimet amerikane kanë vërtetuar shkeljen e ligjit amerikan nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha: lobimi rus në Amerikë dhe provat për destabilizimin të Shqipërisë me anë të Rusisë. Nga këta të dy, një vit përpara, është kërkuar destabilizimi i Shqipërisë nëpërmjet subversionit rus, kur dihet që Shqipëria është një shtet anëtar i NATO-s.
Mendohet gjithashtu se, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, politika amerikane do të japë vendime të reja për ndalimin e hyrjes në Amerikë, kundër krerëve të korrupsionit shqiptar.
Nga të gjitha këto arrijmë në konkluzionin se Korrupsion i shqiptar është sot një bishë e mbyllur në kafaz hekuri. Tani, likuidimi i kësaj bishë duket se është një gjë e sigurt.
Nëse politikanëve të lartë shqiptarë nuk do t’iu lejohet hyrja në USA, kuptohet se këta nuk mund të jenë më të angazhuar në politikë derisa ta zbardhin realisht pozicionin e tyre.
Është e kuptueshme se, nëse politikanëve të lartë shqiptarë u ndalohet hyrja në Amerikë, për pozicionin e veçantë që ka Shqipëria dhe Kosova në lidhjet e veçanta ndërkombëtare me Uashingtonin, këta menjëhetë duhet të japin dorëheqjen nga postet politike. Çdo rrugë tjetër është një veprim kundër interesit kombëtar.
Interesi shqiptar në lidhje me aleancën shqiptaro-amerikane sot dihet botërisht se është interes i lartë kombëtar. Dhe arsyet politikë, sigurisht që sot janë të ditura për çdo shqiptar.
Por është pikërisht kjo politikë amerikane antikorrupsion kundrejt Shqipërisë, që i ka bërë këta aguridhë të politikës së lartë shqiptare që të përçarten drejt Moskës dhe Stambollit. Sigurisht që janë katër krerët e Shqipërisë, Berisha, Rama, Meta dhe Basha që tani janë të kapur me prova në veprimtarinë e tyre kundër politikës atlantike të Shqipërisë.
Por a do t’i ekspozojë politika amerikane këto prova kundrejt opinionit publik shqiptar?
Sigurisht që kjo do të varet nga veprimtaria e mëtejshme e katërshes së korruptuar.
Në funksion të kësaj, të paktën kryeministri aktual, Edi Rama, duhet të japë dorëheqjen. Në rrugën e aktivitetit politik në lidhje me aleancën e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin në përgjithësi, çdo veprimtari kundër kësaj aleance është shkelje e rëndë e interesit kombëtar./CNA.al
Teksa ka përfunduar homazhet në varrezat e dëshmorëve, kreu ...
Në vijim të turit të llogaridhënies, ministri i Infrastruktu...
Luli, Aurela, Kunati dhe shumë i dashuri vjehrri Xhafë, kanë...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas, nën akuzën s...
Nuk ka paqe mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir ...
18 armë zjarri janë gjendur në një gropë gëlqereje në qyteti...
Një ditë pasi është deklaruar me tone të forta për çështj...
Ditën e sotme, teksa kanë vijuar homazhet në varrezat e dësh...
Një konflikt është regjistruar ditën e sotme paranë varrezav...
Përfaqësuesit e mazhorancës në komisionin hetimor për çështj...
Një 62-vjeçar në qytetin e Gramshit teksa pastronte një grop...
Problemet e kohëve të fundit që kanë kapluar Lëvizjen Social...
Krerët më të lartë të shtetit kanë marrë pjesë në homazhet q...
Procesi i vetingut ka rritur besimin e qytetarëve se reforma...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, teksa ka marrë pjesë në ...
Për nder të 5 maijt, ditës së Dëshmorëve tëAtdheur, janë org...
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, përfun...
Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj, ka adresuar akuza të ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 5 m...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...