Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Luli, Aurela, Kunati dhe shumë i dashuri vjehrri Xhafë, kanë një nderim të pakufi për heronjtë, trimat, betejat dhe sidomos për gjeneralët e famshëm duke filluar nga Aleksandri i Madh deri tek James, deputeti i listës së tij.
James nuk është një trill, por është emri i krishterë, amerikanizimi i atij muslimanu tipik që i kanë vënë prindërit në zonat e thella të verilindjes.
James ka bërë karrierë në Ushtrinë Shqiptare në mënyrë shumë origjinale. Lindur e rritur në një familje të lidhur ngushtë me Partinë e Punës për t?i ikur skamjes dhe varfërisë, mori një bursë në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Pastaj, nuk e ktheu më kokën pas.
U kap pas gjitha virtyteve të shoqërisë sonë dhe bëri përpjetë. Qerasja ishte moto e jetës së tij. Me këtë parim nga toger u bë gjeneral. Luan Hajdaraga e njeh shumë mirë dhe ka kujtime prej tij, kur e çoi ca kohë me punë në Turqi. Pastaj ia gjeti zemrën edhe Arben Imamit, madje i zuri edhe karrigen në Parlament.
Imami e Kulluri mendonin se e kishin një ndjekës të madh në seancat filozofike me temë Lokun, por James kishte plane të tjera. U shërbente me zell, por po me kaq zell i shërbente vetes. Në privatizime repartesh ushtarake, terrene sportive të ushtrisë veproi me racionalizëm dhe shpejtësi pa harrur kurrë qerasjet e duhura për eprorët.
Imami i dashuruar shumë pas James e ngjiti lart e më lart. Betejat me të mëdha James i ka kryer në Afganistan sipas Wikiliksit. Në kabllogramet e Ambasadës Amerikane thuhet se çdo ushtari që shkonte në ato thatësira për të luftuar për lirinë i merrte 5000 euro të thata për ta përzgjedhur. Liria ka çmim dhe kushdo që lufton për të duhet të paguajë. Duhen sakrifica për lirinë dhe James ua dha këtë mundësi.
Nuk mund të shkonin kuturu ushtarakët në Afganistan pa u testuar në dëshirën e tyre të zjarrtë për të luftuar talebanët. James këtë punë e bëri me dinjitet dhe u dha të rinjve mundësinë të vihen në provë. Ambasada e SHBA-ve u ndje pak keq.
Ky është momenti kur vjehrri Xhafë, i cili në organet e sigurimit të shtetit ka luftuar gjithë jetën imperalizmin amerikan u emocionua pa masë dhe ngarkoi kunatin të vendoste kontakte me të.
Kur Berisha Kryeministër në detyrë vendosi që Shqup të bëhej Seli e PD…James kundërshtoi si nostalgjik i ushtrisë popullore, por edhe pritje të begenisjes nga Kryeministri që priste të merrte detyrën. Por PD nuk mban inat është parti e hapur sidomos për gjeneralët e lavdishëm.
Gjatë çadrës, kur Luli i shkatërroi gjithë armiqtë perëndimorë James u shfaq për t?i ndenjur në krah në atë betejë për jetë a vdekje. Ishin ditë emocionuese kur James dhe Kunati rrinin gjithë ditën bashkë.
James kollitej nga të ftohurat e Pranverës dhe Kunati i rrinte pranë derisa u shërua me barerat e çadrës. I dashuri Vjehrri Xhafë dhe Kunati tek James kishin gjetur idealin e Republikës së Re dhe Gjeneralin e betejave heroike. James është njeri tolerant. Në mëngjes thotë një gjë, në drekë kur i thonë e kishe gabim e ndryshon përsëri. Për Lulin ai është gati të bëjë çdo betejë, por ama për Kunatin le kokën.
Të dashur lexues e gjeni dot kush është gjenerali madhështor i cili pas Aleksandrit Napoleonit dhe Zhukovit i ka dhënë nder uniformës si askush tjetër?
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas, nën akuzën s...
Nuk ka paqe mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir ...
18 armë zjarri janë gjendur në një gropë gëlqereje në qyteti...
Një ditë pasi është deklaruar me tone të forta për çështj...
Ditën e sotme, teksa kanë vijuar homazhet në varrezat e dësh...
Një konflikt është regjistruar ditën e sotme paranë varrezav...
Përfaqësuesit e mazhorancës në komisionin hetimor për çështj...
Një 62-vjeçar në qytetin e Gramshit teksa pastronte një grop...
Problemet e kohëve të fundit që kanë kapluar Lëvizjen Social...
Krerët më të lartë të shtetit kanë marrë pjesë në homazhet q...
Procesi i vetingut ka rritur besimin e qytetarëve se reforma...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, teksa ka marrë pjesë në ...
Për nder të 5 maijt, ditës së Dëshmorëve tëAtdheur, janë org...
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, përfun...
Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj, ka adresuar akuza të ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 5 m...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Kjo ditë parashikohet që të jetë e qetë. Sa i takon dashuris...
Sot në media doli një lajm që deputeti socialist Taulant Bal...
Arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani, ishte lajmi kryesor në...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...