LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lobimi rus/ Caktohet data e seancës së parë gjyqësore për Bashën

16 Dhjetor 2019, 10:28, Politikë CNA
Lobimi rus/ Caktohet data e seancës së parë gjyqësore

Me 20 janar 2020 do të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me dosjen për lobimin rus, në SHBA.

Dosja e Bashës është dërguar disa ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prokuroria hoqi dorë nga akuzat për ?lobimin rus? duke e akuzuar për ?falsifikimi vulave, stampave ose i formulasrëve?.

Të akuzuar për falsifikim janë edhe ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i Partisë Ilir Dervishi.

Kujtojmë këtu se në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, ?Stonington Strategies?, për të siguruar takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Me 14 nëntor 2017, kontratat u raportuan në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania ?Stonington Strategies?.

Kjo e fundit deklaronte se kishte marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga ?Biniatta Trade LP?, një kompani guackë e regjistruar në Skoci në vlerën e 150 mijë USD.

Ishte agjencia e lajmeve BIRN që publikoi një material, ku zbardhi fondet që PD kishte paguar për të siguruar mbështetje në administratën e lartë amerikane.

Më pas,  ishte revista investigative amerikane ?Mother Jones?, e cila publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollarë nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

Skandali u publikua edhe tek Zëri i Amerikës, New York Times, duke bërë një zhurmë të madhe në Shqipëri.

Mediave amerikane iu bashkua edhe CNA.al, e cila zbardhi denoncime, nxori dokumenta ekskluzive.

Dhe fakt është se të gjitha shumat e paguara në favor të Muzin për llogari të PD-së, me dhe pa kontratë nuk janë raportuar nga PD-ja, as në zërin të ardhura, as në zërin shpenzime.

Më tej në muajin mars 2019, CNA.al siguroi një dokument zyrtar në  Departamentin e Drejtësisë në SHBA, ku sipas deklarimeve të bëra nga Kompania Lobiste Muzin Capitol LLC, regjistruar në 14.11.2017 rezulton se:

Kompania ruse Biniatta Trade LP (Kompania Ruse offshore lexo ketu) do ti paguante STONINGTONE STRATEGIES sipas marrëveshjes 4 shuma.

Lajmet e fundit nga