LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreziqet e prezantimit si një profete të ambjentalistes Greta Tunberg

16 Dhjetor 2019, 07:28, Politikë CNA

Nga Ellen Boucher ?The Conversation?

* Ajo ishte deri dje e panjohur, derisa nisi nxitjen e një lëvizje globale. Duke filluar me një protestë të vogël por këmbëngulëse para parlamentit suedez, ajo frymëzoi miliona njerëz që t?i bashkohen kauzës që mbron. Fjalimi i saj i zjarrtë para Kombeve të Bashkuara në shtator të këtij viti, paralajmëroi fundin e botës.

Vendosmëria dhe pasioni i saj, e bëjnë të duket sikur vjen nga një tjetër botë, një ndikim që i atribuohet kryesisht sëmundjes Asperger nga e cila vuan. Prandaj nuk është për t?u habitur pse shumë njerëz – bashkë me media si ?The Irish Times?, ?The Telegraph? dhe ?The Ëashington Times? – e kanë etiketuar Greta Tunberg si një profete.

Kur revista ?Time? shpalli atë si ?Njeriun e Vitit?, ajo përdori në kopertinë një foto shumë domethënëse të Tunberg që qëndron në majë të një shkëmbi, duke parë qiejt. Si studiuese e historive të fëmijërisë, unë shqetësohem kur e shoh Gretën të prezantuar si një profete.

Për mua, kjo gjë rrezikon të shtrembërojë mesazhin e saj. Dhe kjo gjë mund të shfrytëzohet lehtësisht nga mohuesit e ndryshimeve klimatike, të cilët synojnë të kundërshtojnë apelin kryesor të aktivizmit të saj.

Por a na duhet një ?Mesia? i klimës? Për disa njerëz, Tunberg ngjason shumë më Zhan D?ark, adoleshenten vizonare që e drejtoi ushtrinë franceze në luftën kundër anglezëve në shekullin XV, dhe që më vonë u shpall shenjtore nga Kina. Për të tjerët, Tunberg ilustron më së miri traditën judeo-kristiane të profetëve që shpallin të vërtetën.

Sipas një blogeri të krishterë, ajo është ?një zë profetik, që na shkund dhe nxjerr nga vetëkënaqësia ku jemi zhytur?. Por paraqitja e Tunberg si një profete, është thellësisht mashtruese. Profetët janë tipikisht lajmëtarë që u komunikojnë njerëzve zërin e Zotit.

Ata përcjellin zbulesën hyjnore, që më herët ishte e panjohur ose keqkuptuar. Kështu profeti Ezekiel, parashikoi shkatërrimin dhe më pas restaurimin e Jeruzalemit. Moisiu mori nga Zoti Dhjetë Urdhërimet, ndërsa Muhamedi shpalli Kuranin. Pra profetët, shohin të vërteta që të tjerët nuk munden.

Ata na sjellin mesazhe, që shpesh kundërshtojnë kuptimin e zakonshëm njerëzor mbi gjërat. Nga ana tjetër Tunberg, thjesht po na tregon atë që tashmë e dimë. Brenda komunitetit shkencor, ka një konsensus të jashtëzakonshëm, se janë njerëzit ata që po shkaktojnë ngrohjen globale.

Etiketimi i Gretës si një profete, i ka hapur rrugën një morie teorish mesianike. Kjo prirje mori një kthesë të çuditshme, kur në internet u publikua një foto 120-vjeçare e një vajzë që ngjante shumë me Tunberg. Tashmë teoricienë të komplotit, po e quajnë Tunberg ?një udhëtare në kohë, që është dërguar të na shpëtojë?.

Ngjarje të tilla, janë një lloj ?ushqimi? për kundërshtarët e saj, dhe shpërfillin atë që ata e quajnë atë ?aktivizëm të apokalipsit?. Për ta, ajo është një profete e rremë, ndërsa i portretizojnë njerëzit e frymëzuar prej saj, si ithtarë të një kulti. David Koresh, udhëheqësi i Degës Davidiane që vdiq bashkë me ndjekësit e tij në Uako të Teksasit në vitin 1993, e quante veten profet.

Po kështu edhe Xhim Xhons, themeluesi i Tempullit të Popullit, dhe organizatori i Masakrës së Xhonstaunit në vitin 1978. Vetë Turnberg, nuk duket se joshet nga ideja, se duhet të shihet si një lloj shpëtimtareje. ?Unë nuk dua të më dëgjoni mua. Dua që ju të dëgjoni shkencëtarët?- u shpreh ajo para Kongresit Amerikan në shtator të këtij viti.

Unë mendoj se mënyra më e mirë për ta përkufizuar atë, është që ajo të cilësohet thjesht si një fëmijë. Dhe mendoj se nuk është një qasje negative. Përkundrazi. Vitet e fundit, të rinjtë kanë dhënë shumë shembuj të aftësisë së tyre për të pasur mendime të pavarura vizionare.

Melati dhe Izabel Uijzen, ishin përkatësisht 10 dhe 12 vjeç, kur nisën një fushatë të suksesshme për të ndalur përdorimin e mtarialeve plastike në vendlindjen e tyre në Bali të Indonezisë. Malala Jusafzai ishte vetëm 11 vjeçe kur filloi t?u kundërvihet talibanëve, duke mbrojtur të drejtën e vajzave për t?u arsimuar.

Dhe lista vazhdon: Xhaz Xhenings, Xhiuhtekat Martinez, aktivistë të Parkland. Ashtu si Tunberg, edhe ata sfidojnë pikëpamjen e kulturës sonë mbi fëmijët, si të pafuqishëm dhe të ndërvarur nga të tjerët. Tunberg e nisi fjalimin e saj në shtator të këtij viti në në OKB me fjalët:?Kjo është e gjitha e gabuar. Unë nuk duhet të isha këtu. Unë duhet të rikthehem në shkollë në anën tjetër të oqeanit?.

Akoma më keq, fokusimi tek mosha e re e Tunberg, nënvizon një parim kryesor të mesazhit të saj:drejtësia. Siç mund t?jua pohojë çdo prind, fëmijët kanë prirje ta shohin botën përmes lupës së absolutizmave morale – të mira dhe të këqijat, të drejtat dhe të gabuarat etj.

Në fakt, studiuesit kanë treguar kohët e fundit pritshmëritë për drejtësi, janë thellësisht të rrënjosura tek fëmijët, dhe ato shfaqen që tek foshnjat 12 muajshe. Idetë e drejtësisë, dominojnë shumë aspekte të mesazhit të Tunberg, nga theksi i saj tek mënyra se si ndryshimi i klimës do të ndikojë tek të varfërit dhe të margjinalizuarit, deri tek komentet e saj se sa e padrejtë është të presësh nga të rinjtë të shmangin një katastrofë që është shkaktuar nga brezat  inercisë politike. Thirrja e saj e fuqishme ?Si guxoni!?, nuk është klithma e tërbuar e një fëmije karizmatik. Ajo është thjeshtë deklarata e vendosur e një vajze, që nuk ka zhvilluar ende fleksibilitetin moral, që është aq shpesh streha e apatisë tek të rriturit.

Tunberg nuk është duke zbuluar misteret e epokës sonë, dhe as një udhëtare në kohë, e dërguar për të ndaluar ndryshimin e klimës. Përkundrazi, është një fëmijë që predikon mposhtjen e egoizmit, dhe lutet për drejtësi. Dhe kjo nuk është profetike. Është thjesht sensi i zakonshëm i shumicës së njerëzve./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga