LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lobimi rus/ Si u mbyll dosja e Bashës në Prokurorinë e Tiranës

24 Dhjetor 2021, 18:27, Politikë CNA
Lobimi rus/ Si u mbyll dosja e Bashës në Prokurorinë e

Lideri historik, Sali Berisha ka deklaruar se Rama ka ndërhyrë në drejtësi, në mënyrë që të mbyllë dosjen ‘Muzin’, në të cilën është i përfshirë kreu i PD, Lulzim Basha.

Më tej ish kryeministri ka zbuluar se një prokuror i quajtur Nezir Gjoka, e mbajti dosjen deri ditën e fundit të afatit që duhet dërguar në Gjykatën e Lartë dhe në ditën që duhet ta dorëzonte atë, ai dha dorëheqjen.

Berisha ka treguar gjithashtu historinë e dosjes ?Muzin? dhe mënyrën se si ajo u fsheh, për të mos kaluar më tej në duart e organeve kompetente.

?Nick Muzin ka deponuar për të. Historia Muzin është kjo: Nick Muzin është ish këshilltari i tij që organizoi një foto me 500 mijë dollarë me presidentin Donald Trump. Nick Muzin u kap nga ligjet amerikane dhe në hetimin e parë unë do të shfrytëzoj klauzolën e favoreve të klientit dhe nuk dëshmoi për Lulzim Bashën, thotë raporti. Por ky më vonë, thotë raporti, ra nën hetimin e Komisionit Myler për disa gjëra të tjera dhe aty ka kërkuar. 

Unë dëshmoj për Lulzim Bashën, por të mos inkriminoj veten time dhe aty ka inkriminuar plotësisht Lulzim Bashën. Unë kam pasur telefonatë nga SHBA se Lulzim Basha është i dënueshëm me ligjin amerikan. Përgjigja ime ishte që nuk është e vërtetë se i besoja këtij. Unë e pyeta këtë si i ke çuar paratë atje, dhe tha që nuk i kam dërguar unë por i kanë mbledhur shqiptarëo-amerikanët atje në një skemë ligjore. Unë e besova. Mua më solli Donald Lu dosjen dhe thoshte janë para ruse.

Prokuroria e Tiranës e akuzoi Lulzim Bashën për dy tre vepra penale. Prokuroria ka kërkuar dosjen e Nick Muzin. Raporti i vjedhur thotë që dosja erdhi në Shqipëri, por nuk u dorëzua në prokurori dhe u thirr Basha dhe u tha që edhe në ato ligje edhe në këto ligje ke vepër penale.

Di që ka prerë biletën për në SHBA, kanë dalë për ta pritur, nuk ka shkuar dhe ata që  e prisnin kanë marrë vesh se ky po të hynte do arrestohej. Kjo është me dëshmimtarë. Prokuroria e Tiranës, Ëngjëll Agaçi u mor në mënyrën më intensive me pororsi të Ramës, që të mbyllë problemin, dosjen Muzin në anën tonë. Dokumentat nuk shkuan dhe ajo që është 100% e sigurt, dosjen nuk e çuan në Gjykatë të lartë. Një prokuror i quajtur Nezir Gjoka, e mbajti dosjen deri ditën e fundit të afatit që duhet dërguar në Gjykatën e Lartë dhe ditën që duhet të dorëzonte dosjen ai dha dorëheqjen dhe ngeli pa dorëzuar?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga