Bir selman i nënës kë të (mos) votoj më parë!
Zgjedhjet lokale të pranverës së 2022-shit, ndryshe nga at...

E premte pasdite. Kur mendon se lajmi i ditës është miratimi me urgjencë nga ERE-i kërkesës së qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kwh në muaj, befas sheh një skenë NETFLIX-i. Policë me maska, makina policie me sirena dhe agjenti i infiltruar që i vë prangat një mjeku pasi i ka ofruar 20 mijë lekë.
Mjeku apo kushdo, që është përfshirë në ryshfet - le të përballet me pasojat morale, administrative dhe ligjore të aktit të kryer, por ka disa pyetje për këtë aksion të mediatizuar të policisë.
Si është e mundur që kemi agjentë të infiltuar vetëm në spitale?
Pse nuk kemi agjentë të infiltruar te trafiku i drogës?
Pse nuk kemi agjentë të infiltuar te tenderat? Te kryeministria? Te ministritë? Te bashkitë? Pse vetëm në spitale? Spitalet janë vendi ku gëlon krimi i organizuar dhe korrupsioni? Spitalet janë vendi ku avullojnë fondet publike dhe ku përfundojnë milionat e trafikut të drogës dhe çdo trafiku tjetër? Spitalet janë vendi i paligjshmërisë në këtë vend? Spitalet janë skenat e krimit të pazbardhura?
Angazhohen agjentë të infiltruar për ryshfet dhe jo për krimin e organizuar dhe korrupsionin! Kësaj i thonë të shkrepësh topin për të vrarë mushkonjën.
E sigurtë është që operacioni policor që ende nuk i dimë emrin e koduar (ndoshta e quajnë “peshku i madh”) kushton shumëfish më shumë se “20 mijë lekëshi” që agjenti i infiltuar i ofroi mjekut. Por ajo që quhet ekonomi hetimi duket është një nocion i huaj jo vetëm për policinë, por edhe për prokurorinë dhe gjykatën që së bashku bëjnë trinonimin perfekt të drejtësisë tuniziane: i fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortin.
Besimi i publikut te policia dhe te drejtësia nuk kthehet kur i vendos prangat mjekut, infermierit apo sanitares. Besimi kthehet kur shohin që merresh seriozisht me rastet e abuzimit të pushtetit dhe besimit të publikut. Gjykuar nga disa veprime të policisë duket se e keqja më e madhe në këtë vend janë mjekët dhe infermierët (që nuk kanë ikur ende në Gjermani).
Ne e pranojmë që jemi shumë larg nivelit të vendeve ku policia merr ne pyetje kryeministrin, por nuk duhet të shkojmë kaq larg sa të mendojmë se duke luftuar ryshfetin te bluzat e bardha, do i zbardhim faqen vendit dhe do të përmirësojmë renditjen në tabelën e vendeve të korruptuara.
Të thuash që ka ryshfet në spitale është si të thuash sot është e premte, por të pretendosh që këtë problem do ta zgjidhësh me polici, me pranga dhe lincim publik i ngjan personit që kërkon në det çelësin e humbur në tokë.
Së paku media duhet të tregohet e kujdesshme për të mos zbuluar identitetin e mjekut dhe për të mos nxjerrë pamjet e “triumfit policor” në spitalin e traumës./ CNA.al
Zgjedhjet lokale të pranverës së 2022-shit, ndryshe nga at...
Sot e gjej të natyrshme që të shkruaj disa radhë për n...
Ka dalë një tezë e re, mund të quhet ndoshta e ripërsëritu...
Nëse policia, prokuroria dhe gjykata do të trajtonin ç...
LSI-ja dhe Ilir Meta, më parë Monika Kryemadhi, kanë m...
Lulzim Bashës mund t’i përdorja çdo epitet si politikan, m...
Lulzim Basha është kthyer në tregun politik sërish me ...
“BBC” ka nxjerrë një raport në lidhje me financimet e bëra...
Po ndodh ditë pas dite, ndoshta është e pabesueshme, por f...
Nuk kanë të sosur Odetat, bëmat, gjëmat dhe qyfyret e tyre...
Sinan Idrizi, që thuhet se është mik i Edi Ramës dhe siç k...
Deputetë, anonimë të opozitës, janë mbytur në pishinat e I...
Pas zbatimit të ligjit nga INUK për prishjen e disa pi...
Dje në mëngjes, fadromat e IKMT-së kanë shkuar për të zbat...
Sot në mëngjes IKMT shkoi të zbatonte ligjin. Pas shumë ko...
Dje u shkarkua drejtori i përgjithshëm i policisë, Gledis ...
Qeveria Rama ka filluar një iniciativë që fillimisht ka ar...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
Në një dalje mediatike sot, Ilir Meta, dikur i quajtur...
Ilir Meta njihet për kërcimet e tij, trampolinat spekt...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...