Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
CNA.al vijon të denoncojë me prova dhe fakte aferën më të madhe që ka ndodhur gjatë viteve të demokracisë, atë të inceneratorëve, të cilët i kanë shtrirë tentakulat e tyre deri tek mediat.
CNA.al ka mundur të sigurojë dukumente dhe të dhëna ekskluzive, që tregojnë sesi televizione, gazetarë, e portale janë ?blerë?, nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja. Pra, njerëzit e skemës së inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Baton Haxhiu, është një nga përfituesit e miliona lekëve nga kjo aferë, përmes portalit të tij Albanian Post.
Lidhur me publikimin e dokumenteve nga CNA.al, ka reaguar edhe gazetari Mentor Kikia.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se inceneratorët e kanë ndotur rëndë median, duke shtuar se asnjë media që është denoncuar nga ana e redaksisë tonë nuk ka dalë me një reagim zyrtar.
Ai shton më tej, se dikur ka hapur edhe ai një portal, ku përfshinte studentët e ekselencës, por që tashmë është mbyllur për shkak se tregu nuk kishte reklama.
E duke iu referuar dokumeneteve të publikuara nga CNA.al, Kikia deklaron se një pjesë e mirë e mediave, televizione dhe portale, e kanë lidhur ?zorrën? me pirgjet e plehrave duke u ushqyer me paratë e sipërmarrjeve që janë vënë nën akuzë qëkurse kanë hapur themelet.
Reagimi i plotë i Kikias:
Inceneratorët kanë ndotur rëndë edhe median?.
Për shumë vite, ndërsa politika bëhej gjithnjë e më pis, dhe shtei shytej gjithnjë e më shumë në korrupsion e paaftësi, qytetarët rrisnin besimin tek media.
Ata ankoheshin pranë saj për çdo padrejtësi, dhe kërkonin zgjidhje për shumë probleme. Kjo diktoi lindjen e një sërë programesh që ?punojnë? me hallet e qytetarëve. Por hapja e kapakut të inceneratorëve, i ka dhënë një goditje të fortë edhe kësaj shtylle ku mbështetej publiku.
Lista e pagave tregonte për krijimin e një oligarkie në mesin e drejtuesve të medias dhe opinionbërjes.
Ndërsa dokumentat që po publikon së fundi media online CNA.al zbulojnë se një pjesë e mirë e mediave, televizione dhe portale, e kanë lidhur ?zorrën? me pirgjet e plehrave duke u ushqyer me paratë e sipërmarrjeve që janë vënë nën akuzë qëkurse kanë hapur themelet.
Unë ndërtova një portal investigativ para disa vitesh. Afrova aty studentë të talentuar dhe nisëm të bëjmë një punë të mirë. Por nuk mbijetuam. Tregu nuk ka reklama.
Përse një kompani që menaxhon një landfill duhet të paguajë para në disa portale? Përse duhet të paguajë edhe më shumë në disa televizione?
Ato nuk publikojnë asnjë reklamë që tregon se ?ky është landfilli më i mirë në Shqipëri, ndaj sillini plehrat tek ne?. Atëherë përse një biznes duhet të paguajë para në media?
Afera e inceneratorëve është një tjetër gjë, dhe afera e mediave është një gjë tjetër. Kjo mua më rëndon edhe më shumë. Këto janë ditë të zeza për median, e cila supozohet se duhet të jetë në anën e të drejtës dhe të vërtetës.
Media të njëanshme ka kudo. Media që vihen në shërbim politik të një pale, ka kudo. Por kur media korruptohet, kur shitet tek sipërmarrjet që kanë nevojë të blejnë heshtjen, atëherë një nga shtyllat më të rëndësishme të demokracisë ka rënë.
Shoqëria është vërtet në rrezik!
P.S: Fotja eshte nje faksimile, e cila sipas CNA.al, tregon pagesat qe ka marre nje portal, nga kompania e inceneratoreve. Deri tani nuk ka patur nje reagim publik nga portali. Nje dite me pare CNA.al publikoi te dhena per nje televizion, News24, i cili serish nuk ka reaguar. CNA.al ka paralajmeruar publikimin e te tjera listepagesa per mediat./CNA.al
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar “urithin”, një teknik IT që ...
Departamenti i Thesarit të SHBA ka vendosur sot sanksione të...
Akademiku dhe njëherësh profesor Artan Fuga ka komentuar mby...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një komu...
Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit live ka folur dhe pë...
Kryeministri Edi Rama kishte lajmëruar më herët se do të dil...
Që prej ditës së djeshme, 4 janar, të gjithë punonjësit e su...
Ilir Vrenozi, një nga personazhet më të famshme në rrjetin s...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Inceneratorët, afera më e akuzuar, në 30 vite demokraci, d...
Presidenti Ilir Meta ka dënuar me forcë ngjarjet kriminale t...
Shkolla “26 Nëntori” në Tiranë vazhdon të jetë e mbyllur, nd...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano k...
Paraditja në vendin tonë do të jetë në ndikimin e kthjellime...
Eni Shtini, sipërmarrës në tregun e kriptoaseteve dhe kordin...
Henri Ndreca, analist dhe konsulent ne tregun e kriptoasetev...
Flamuri shqiptar është vendosur në krah të flamujve të shtet...
Në prag të mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj ish-ministrit ...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha duket se është në panik ng...
Shqipëria u zgjodh sot si anëtare e Përkohshme e Këshillit t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...