“Kërcënon stabilitetin”/ Ambasada amerikane reagon pas sanksioneve ndaj liderit serb të Bosnjës

5 Janar 2022, 18:17, Aktualitet CNA
“Kërcënon stabilitetin”/ Ambasada amerikane reagon pas

Departamenti i Thesarit të SHBA ka vendosur sot sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik.

Ky vendim është përshëndetur edhe nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë, e cila përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se kjo është një përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive të tij si dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit të Bosnjes.

Vendimin e ka përshëndetur dhe diplomatja amerikane Yuri Kim e cila ka ripostuar në Twitter reagimin e ambasadës.

?Sot, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, përcaktoi publikisht Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së BH & një platformë mediatike të lidhur me të, në përgjigje të aktiviteteve korruptive të tij & kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit & integritetit territorial të BH?, thuhet në postimin e ambasadës./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga