LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një shpjegim i shkurtër me faturat e inceneratorit të Tiranës për Carlo Bollinon, konfirmuar nga Klodian Zoto

16 Mars 2023, 19:49, Aktualitet CNA
Një shpjegim i shkurtër me faturat e inceneratorit të
Fotomontazh - Klodian Zoto dhe Carlo Bollino

Sot deputeti Belind Këlliçi nga Parlamenti ka publikuar dokumentat që vërtetojnë se Carlo Bollino ka marrë pagesa për mediat e tij nga Klodian Zoto dhe inceneratori i Tiranës.

Sipas të dhënave të publikuara prej tij, dukej qartë një faturë e inceneratorit të Tiranës që i ka paguar 10 mijë e 600 euro “Report Tv”-së së Carlo Bollinos. Kjo faturë është lëshuar në 14 prill të vitit 2021 dhe përfshin buxhetin shtesë që një pronar mediash ka kërkuar nga inceneratorit i Tiranës.

Një shpjegim i shkurtër me faturat e inceneratorit të

Fakti i dytë është që thuhet në email se për shkak se janë zgjedhjet fatura është “fryrë”. Pra, përveç argumentit që Carlo Bollino është paguar nga inceneratorët, këto pagesa përdoren dhe si propagandë politike. Por përtej kësaj ka një provë shumë të rëndësishme.

CNA ka nxjerrë prova dhe fakte se si aksioneri dhe administratori Giuseppe Caffaglione qëndron në krah të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, apo se si lidhen bizneset e tyre.

Nga ana tjetër, sot u konfirmua se Klodian Zoto jepte “Okej” për të kryer pagesa për mediat në lidhje me fatura të lëshuara nga inceneratori i Tiranës.

Së pari, emaili niset nga “[email protected]”, punonjëse e Stela Gugalles.

Së dyti, emaili i është dërguar për dijeni, ose thënë ndryshe është vënë në CC “[email protected]”, administratore e kompanisë se Klodian Zotos, sot dhe pronare 30%.

Një shpjegim i shkurtër me faturat e inceneratorit të

Por çfarë pune ka Klodian Zoto me fondet e inceneratorit të Tiranës që të miratojë një faturë të lëshuar për Carlo Bolinon?

Kjo është një lidhje direkte dhe një provë e re që lidh Klodian Zoton jo vetëm si konsulet apo bashkëpunëtor, por si menaxher dhe drejtues i aferës me mbetjet në Tiranë.

Është njësoj sikur bashkëpunëtori i dikujt të konfirmojë pagesën për një person të tretë që nuk njihet fare.

Ndërkohë që kompania e inceneratorit të Tiranës po përpiqet ta mohojë Klodian Zoton, faktet dhe provat tregojnë se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe roli i tyre me inceneratorin  e Tiranës është i pamohueshëm, ashtu sikundër nuk mund të mohohen milionat e eurove të shpërdara për mediat nga inceneratorët dhe nga afera që ka ndodhur, ku një ministër dhe një Sekretar i Përgjithshëm ministrie ndodhen në burg bashkë me dhjetëra zyrtarë të tjerë, ndërkohë që për inceneratorin e Tiranës SPAK vazhdon hetimet./ CNA

Një shpjegim i shkurtër me faturat e inceneratorit të

Një shpjegim i shkurtër me faturat e inceneratorit të

Lajmet e fundit nga