LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me Policinë e Shtetit/ Mirel Mërtiri nuk shpallet në kërkim ndërkombëtar

8 Shkurt 2023, 10:15, Aktualitet CNA
Skandali me Policinë e Shtetit/ Mirel Mërtiri nuk shpallet në
Foto ilustruese

Një fake news qarkulloi dje nga mediat e paguara nga inceneratorët. Kishte të bënte me një informacion të dhënë në televizionin Fax News nga SPAK, ku thuhej se ishin duke u kryer procedurat për ekstardimin e Stela Gugalles, një prej personave të shumëkërkuar të inceneratorëve.

CNA.al ka raportuar që Stela Giugallja ndodhet në Vienë dhe aty ka kërkuar strehim politik, duke i quajtur politike akuzat e ngritura nga SPAK, por dhe padinë e bërë nga PD dhe LSI dhe nisma Thurje, por edhe aktorë dhe faktorë të tjerë politik dhe jo vetëm. Sipas  fake news të nxjerrë në Fax News fillimisht  dhe duke vazhduar më tej me mediat e paguara nga inceneratorët me Top News , Report Tv etj, thuhej se Stela Gugallja ishte arrestuar.

Në fakt nuk kishte një arrestim të saj. Lajmi i SPAK ishte thjeshtë dhe vetëm procedurial. Ndaj Stela Gugalles ka një proces gjyqësor në Austri ku ajo kërkon strehim politik për të cilin janë zhvilluar dy apo tre seanca dhe autoritetet austriake kanë vënë në dijeni autoritetet shqiptare në lidhje me këtë proces dhe me procedurat e ekstradimit.

Pra nuk mund të ketë arrestim dhe ekstradim për sa kohë zonja ka kërkuar një strehim politik dhe duhet të ketë një vendim gjykate për këtë çështje dhe më pas duhet dhe një vendim tjetër gjykate për ekstradimin. Kjo është procedurë ligjore.

Burime zyrtare nga Interpoli i thanë dje CNA.al se nuk ishte kryer asnjë arrestim dhe se ky institucion nuk ishte në dijeni. Të njëjtën gjë tha dhe ministria e Drejtësisë që nxorrën zbuluar këto media dhe që më pas tentuan të korrigjojnë apo mbulojnë lajmin.

Nga ana tjetër dje ka reaguar edhe avokati i Stela Gugalles dhe Mirel Mërtirit, Klodian Skënderi.

Ai në një dalje mediatike pasi ka sqaruar me detaje se Stela Gugallja nuk është arrestuar ka theksuar dhe një fakt tjetër, atë se klienti i tij Mirel Mërtiri  nuk ishte një person në kërkim dhe ndaj tij nuk kishte një procedurë ekstradimi.

CNA.al iu drejtua Policisë Së Shtetit ku dhe konfirmoi lajmin nga avokati se Mirel Mërtiri nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Një procedurë formale ligjore e pakryer, e cila po zgjatet duke i dhënë kohë Mirel Mërtirit të zhduket ashtu siç u largua Stela Gugallja, e cila rezultoi se kishte dalë nga Shqipëria në muajin tetor të vitit 2021 dhe prej atëherë ndodhet në Austri ku dhe ka filluar procesin e saj për strehim politik.

Skandali me Policinë e Shtetit/ Mirel Mërtiri nuk shpallet në
Foto ilustruese

Nga ana tjetër Mirel Mërtiri prej disa muajsh është shpallur person në kërkim . Pasi SPAK ngriti akuzën në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit dhe e quajti atë “trurin e inceneratorëve” ndodhi një fenomen. Mireli u zhduk. Por tashmë ai duhej të ishte në kërkim ndërkombëtar për tu ekstraduar drejt Shqipërisë, për të qenë në masën e arrestit burg pa afat deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga gjykata.

Sipas të dhënave që ka mundur të sigurojë CNA.al, Policia e Shtetit ende deri në ditën e djeshme nuk e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Mirel Mërtiri. Të njëjtën procedurë të vonuar dhe të zgjatur sa iu dha mundësi të largoheshin të shkonin dhe të hapnin procedura për strehime politike i dha edhe Klodian Zotos, por edhe Stela Gugalles.

Skandali me Policinë e Shtetit/ Mirel Mërtiri nuk shpallet në
Foto ilustruese

Një shtet, i cili pretendon se po lufton luftën kundër korrupsionit, SPAK po bën detyrën, ndërkohë që Policia e Shtetit dhe  strukturat e saj nuk shpallin në kërkim ndërkombëtar atë që SPAK e ka quajtur “trurin e inceneratorëve”, pra shtetasin Mirel Mërtiri  dhe këtë e e konfirmoi dhe avokati i tij dje.

E njëjta problematikë ndodh dhe me Stela Gugallen dhe Klodian Zoton , që u shpallën në kërkim 6 muaj më vonë pasi nuk ishin gjetur në Shqipëri. Procedura të tejzgjatura dhe të vonuara që tregojnë se Policia e Shtetit diku është kapur, është kapur fort për brirësh dhe keqpërdoret në rastin e inceneratorëve duke kryer vonesa të qëllimshme për shpalljen në kërkim dhe duke iu dhënë kohë të akuzuarve të largohen dhe të zhduken pa gjurmë, në pamundësi për tu kapur më pas dhe për tu çuar para organeve të drejtësisë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga