
Mirel Mërtiri, është shpallur në kërkim për aferën me inceneratorin e Elbasanit.
Mërtiri është njeriu që mediat e kanë cilësuar si “trurin” e aferës së inceneratorëve, apo “njeriun hije” pas skemës së inceneratorëve.
Për Mërtirin, CNA.al ka raportuar shpesh. Ka shkruar për përpjekjet e tij për të mos lënë gjurmë në aferën e inceneratorëve, por që për Mërtirin ka qenë e vështirë të mos lërë asnjë shenjë.
Më 27 shtator, më shumë se 6 javë më parë raportoi se Mirel Mërtiri vazhdonte të ishte i qetë, duke lëvizur lirshëm nëpër Tiranë, Europë, ndërkohë që kjo rrezikonte hetimet.
Ndonëse se është cilësuar “truri” i inceneratorëve, SPAK nuk kishte lëshuar urdhër-arrest deri një javë më parë.
CNA.al ka mësuar se SPAK kërkoi arrestin e Mirelit në datën 10 nëntor dhe pavarësisht kësaj ai iku. Mirel Mërtiri është kërkuar gjashtë ditë më parë nga policia tek apartamenti i tij në godinën “Ambassador 3”, në qendër të kryeqytetit dhe nuk është gjetur. Sipas policisë, ai ndodhet jashtë vendit dhe është larguar.
Pra, pavarësisht se SPAK ka konfirmuar lidhjen e Mërtirit me inceneratorët, ai ende nuk është futur në burg. Dhe mediat nuk e raportojnë.

SPAK nuk e jep emrin e Mirelit si person në kërkim, mediat e fshehin. Kjo na bën të ngrejmë disa pyetje. Kush po kërkon ta zhdukë Mirelin nga kjo histori, apo ta mbrojë? Është mbrojtur vetë? Apo e mbron politika? Prokurorët e SPAK-ut? Gjykatat?
Fakt është që Mirel Mërtiri, nuk është person anonim, pavarësisht se emri i tij nuk del drejtpërdrejt në skemë. Ai rezulton si administrator i kompanisë “ER One”, ku 40% të aksioneve i ka Stela Gugallja, bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të tij dhe 60% shtetasi italian Ernesto Granelli. Ky i fundit ka pasur 30% të aksioneve të kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, pra të inceneratorit të Fierit, që më pas i ka shitur.
Mirel Mërtiri është njeriu që shfaqet në foto me Klodian Zoton dhe Giuseppe Ciaffaglionen, që tashmë është në kërkim për megaaferën, por që disa kohë më parë reklamonte se sa i mirë ishte inceneratori i Tiranës.

Mërtiri gjithashtu ka dalë edhe në emailet e ish-deputetit Alqi Bllako që janë në duart e SPAK. Konkretisht, Alqi Bllako si sekretar i ministries së mjedisit, i ka dërguar vendimin e Bashkisë së Elbasanit për shpalljen e emergjencës mjedisore Mirel Mërtirit, ndërsa ky i fundit ia ka dërguar Klodian Zotos.
Sipas gazetares Klodiana Lala, në kompjuterin e Bllakos janë gjetur komunikime të vazhdueshme me Mirelin dhe Zoton.

Por pavarësisht të gjitha këtyre, edhe pse është fotografuar krah ministrave të qeverisë, edhe pse qëndron krah Klodian Zotos, krah Stela Gugalljas, Mirel Mërtiri nuk është kapur, është akoma diku jashtë dhe SPAK ende nuk e artikulon emrin e tij si një person në kërkim./ CNA.al
Deputeti Dashnor Sula, ka folur në Kuvend për projekti...
Filozofja dhe politologia, Lea Ypi ka folur për librin...
Filozofja Lea Ypi ka zbuluar se jeta e saj si emigrant...
Gazetarja e BIRN, Sandra Bogdani ka hedhur dritë mbi prapa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e ...
Kryeministri Edi rama i është përgjigjur sërish opozitës l...
Ditën e sotme qytetarët e Divjakës kanë zhvilluar një prot...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga dosja hetim...
Një sherr i nisur në ambjentet e një gjimnazi në Dibër...
Rëndohet pozita e ish deputetit Alqi Bllako tashmë i pande...
Gjykata ka vendosur për ekstradimin e shtetasin Faruk Özer...
Partisë Lirisë, ka denoncuar shkeljen e ligjit për ndërtim...
“Ky takim në kohë lufte kur bien bomba dhe godasin dikë di...
Një pyetje që e shtrojmë që në titull, më poshtë do të...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës pë...
Seanca e sotme plenare është shoqëruar nga debate të shumt...
Mbrojtja e ish-deputetit Alqi Bllako, është paraqitur këtë...
Deputeti i PD Gazment Bardhi është përjashtuar për 5 ditë ...
Monika Kryemadhi sërish ka komnetuar sot arrestimet e SPAK...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...