Afera e inceneratorëve/ Shpallen në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto e Stela Gugallja

26 Janar 2022, 11:02, Kronika CNA
Afera e inceneratorëve/ Shpallen në kërkim ndërkombëtar

Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit dhe Klodian Zoto, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Stela Gugallja është pronarja e kompanisë Albtek Energy, ndërsa Klodian Zoto, pronar i kompanisë Integrated Technology Services.

Ata vijojnë të jenë në kërkim në kuadër të hetimeve për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të pastrimit të parave.

Kujtojmë këtu se pas një hetimi të SPAK, për inceneratorin e Elbasanit,  është arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Afera e inceneratorëve ka nisur në vitin 2014. Pra, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet.

Në një sërë shkrimesh investigative, prej gati dy vitesh, CNA.al ka denoncuar me dokumente zyrtare dhe ekskluzive koncesionet e inceneratorëve, një histori që fillon në Elbasan me 22 milionë euroshkon në Fier me 28 milionë euro, për të ardhur më pas në Tiranë, me një kontratë fillestare prej 128 milionë euro.

Bëhet fjalë, për disa qindra milion euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, përfundojnë në Maltë dhe në Hollandë./CNA.al

Afera korruptive e inceneratorëve në ngërç procedural/ Nuk miratohet plani i hetimit

Inceneratorët, afera korruptive që do mbyllet me procedurë si krimet e Lulzim Bashës

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

Lajmet e fundit nga