LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miliona euro pronarit të inceneratorëve/ Skandali korruptiv me ujësjellësit, dosja që “ulëret” për hetim

2 Janar 2023, 11:00, Aktualitet CNA

Miliona euro pronarit të inceneratorëve/ Skandali korruptiv me

Njerëzit e inceneratorëve duket se kanë qenë nga njerëzit më të fuqishëm në vend.

Ata i kanë shtrirë tentakulat përtej inceneratorëve, në media dhe në ujësjellës.

Për aferën e inceneratorëve ata janë shpallur në kërkim, por njëri prej tyre, Klodian Zoto, dyshohet se është pjesë edhe e një tjetër afere.

Siç ka raportuar më herët CNA.al, Klodian Zoto i ka zgjatur duart edhe tek ujësjellësit nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësve në disa bashki të vendit, ky dyshohet se bashkë me matësit është instaluar edhe një tjetër aferë korruptive.

Kjo aferë duket se ka nisur nga Korça, atje ku Klodian Zoto dhe kompania e tij, “ITS”, kanë instaluar matës me vlerë gati 6 milionë dollarë.

Gjithçka ka ndodhur në vitin 2014 dhe skandali është zbardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Gjatë një auditimi KLSH ka zbuluar se ka pasur procedura të parregullta për financimin dhe instalimin e matësve.

Për këtë arsye ka dënuar me gati 10 milionë lekë të vjetër administratorin e kompanisë, titullarin e autoritetit, zotin Petrit Tare, që është edhe bashkëshorti i ish-gjyqtares Entela Prifti të shkarkuar tashmë nga Vettingu.

 

Me daljen e raportit të KLSH-së, u raportua edhe se do të kishte një hetim penal, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur me padinë e KLSH-së.

Miliona euro pronarit të inceneratorëve/ Skandali korruptiv me

Ajo që dihet është se Klodian Zoto mori 6 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Korçës, për matës inteligjentë, matës elektronikë.

Me anë të skemës së projektit pilot, Zoto, pas Korçës, është ndalur tek ujësjellësi i Pogradecit më tej në Fier dhe Elbasan.

Miliona euro të hedhura kot, nga ujësjellësi, për matës të cilët pas disa vitesh, pas dy ose tri vitesh kur ka filluar projekti pilot me Ujësjellësin e Fierit, nuk kanë funksionuar. Janë gjetur të mbushur me baltë. Pra, miliona euro të ikura dëm.

Edhe nga Berati, Klodian Zoto ka marrë rreth një milion euro. Kjo ka ndodhur në tetor të vitit 2013, kur Zoto i “ITS”-së, ka zbarkuar atje dhe pas negociatash, Bashkia e Beratit merr një kredi nga Venetto Bankë, rreth një milion euro për matës wireless.

Matës këta të cilët do të vendoseshin në këtë qytet, bashkë me një sallë operative, dhe kontrolli apo menaxhimi si dhe kostot e matësve dhe rrjetit të transmetimit.

Salla në të vërtetë ka qenë një ambient me tre televizorë LED, që nuk kushtojnë më shumë se dy apo tre milionë lekë të vjetër dhe disa kompjuterë, të cilët kontrollonin të ashtuquajturin rrjet, që jepet si zgjidhje nga ITS-ja, e Klodian Zotos.

CNA.al ka publikuar më herët edhe kontratën, e cila mban firmën e Fadil Nasufit, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Beratit, i cili është dhe personi që ka kërkuar kredinë për të bërë investimin në këtë institucion.

Miliona euro pronarit të inceneratorëve/ Skandali korruptiv me

Në listën e Zotos, më tej vjen Tirana ku janë marrë rreth një milion euro në bashki, për matës wirless.

Pra, i është dhënë një tender prej afro 1 miliard lekësh i është dhënë kompanisë “Integrated Technology Services” “Energy 2 SRL”.

Në faqen zyrtare të kësaj kompanie thuhet se përgjatë periudhës 2019-2020, ka marrë tender për matës elektronikë, me vlerë 757,830.34 euro.

Miliona euro pronarit të inceneratorëve/ Skandali korruptiv me

Tenderi "Përmirësimi i matjeve të enteve private që përdorin ujin si lëndë të parë, është shpallur me datë 31-05-2019 me fond limit 99 902 997,00 lekë.

Në garë për këtë tender kanë marrë pjesë katër kompani. “AGI KONS”, “INTEGRATED TECHNOLOGY”, “ERMI PUMP” dhe “METEO”.

Tri kompanitë janë skualifikuar nga gara me pretendimin se kanë pasur dokumentacion të mangët dhe fitues është shpallur kompania e Klodian Zotos.

Tenderi me fond limit rreth 1 miliard lekë të vjetër iu dha kompanisë së Klodian Zotos me datë 17-07-2019, që për një vit të verifikojë dhe ndryshojë matësit (sahatët) e bizneseve që përdorin ujin.

Pra Klodian Zoto ka përfituar miliona euro nga taksat e shqiptarëve edhe nëpërmjet ujësjellësve.

Nuk janë vetëm inceneratorët ku ai është i përfshirë bashkë me Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallen, por edhe ujësjellësit.

Provat janë, paratë janë marrë, Klodian Zoto është në kërkim për aferën korruptive të inceneratorëve, ndërkohë që për hetim janë edhe tenderat për matësit inteligjentë./CNA.al

Lajmet e fundit nga