LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klodian Zoto në kërkim/ Tentakulat e inceneratorëve nuk ndalen, marrin të tjera miliona nga shqiptarët

17 Janar 2022, 09:28, Aktualitet CNA
Klodian Zoto në kërkim/ Tentakulat e inceneratorëve nuk ndalen,

Historia e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, duket se është një skandal që vijon të thellohet.

Një koncesion për të cilin ka pasur akuza të shumta, investigime, ndërsa tashmë është vënë në pranga edhe një ish-ministër.

Koncesioni i inceneratorëve, fillon në Elbasan me një kontratë 22 milion euro, shkon më pas në Fier me 28 milionë euro, dhe shton oreksin në Tiranë me një kontratë fillestare 128 milionë euro.

Në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, i cili nga qeveria shqiptare është quajtur ?histori suksesi?, ka pasur një hetim nga SPAK, pas të cilit është arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka si dhe janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Por, kush është Klodian Zoto?

Kompania kryesore e piramidës së koncesioneve për inceneratorët, është Integreted Technology Services, ITS.

Është kjo kompani, e cila në faqen e saj zyrtare tregon qartë atë që ka raportuar CNA.al dhe mediat e tjera.

Pra, se pas konçesionit të inceneratorëve në Shqipëri, qëndron një person. Dhe ai është pikërisht Klodian Zoto.

Ky i fundit, ashtu sikurse shikohet edhe në ekstraktin zyrtar, Klodian Zoto zotëron 100% të kapitalit të kompanisë ITS (Integreted Technology Services).

Por, kush mendon se ITS e Klodian Zotos është ndalur vetëm në Fier, Elbasan dhe Tiranë, e ka shumë gabim.

Ashtu sikurse shikohet në faqen zyrtare të ITS, është po kjo kompani që ka marrë edhe landfillin e Vlorës.

Në faqen zyrtare të ITS thuhet se ?Kontrata është nënshkruar me ?Bashkinë e Vlorës? si Autoritet Kontraktues në 27 Prill 2020.?  Dhe vlera është 9,801,624.04 euro.

Pra, Klodian Zoto, një person i shpallur në kërkim, është personi kryesor që qëndron në majën e piramidës së kompanive që kanë marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri.

Për më tepër, përtej atyre që është raportuar nga CNA.al, në lidhje me inceneratorin e Fierit, Elbassanit, Tiranës, apo edhe ?tentakulat? e tyre tek ujësjellësit, Klodian Zoto ka marrë edhe landfillin e Vlorës.

ITS është një kompani e regjistruar në QKB, në 02/11/2010, dhe pas vitit 2014 ka filluar të marrë koncesione nga qeveria shqiptare, në fushën e trajtimit të mbetjeve dhe jo vetëm.

Kujtojmë këtu se CNA.al me dokumente ekskluzive ka treguar qartazi zinxhirin e kompanive, në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë, të cilën mund ta lexoni këtu, ndërsa ato tashmë pranohen publikisht edhe në faqen zyrtare të ITS.

Pra, janë para që i marrin nga shqiptarët dhe i fusin nga një xhep në një tjetër./CNA.al

Tentakulat e inceneratorëve edhe tek ujësjellësit/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali i inceneratorëve/ Miliona për Stela Gugallen dhe Klodian Zoton

Lajmet e fundit nga