LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afera e ujësjellësave/ Bashkia Berat, një milionë euro për Klodian Zoton e inceneratorëve

25 Tetor 2021, 13:09, Aktualitet CNA
Afera e ujësjellësave/ Bashkia Berat, një milionë euro

Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, rrjeti i kompanive të inceneratorëve, që fillojnë në Elbasan, shkojnë në Fier dhe në Tiranë, tashmë së fundi edhe me landfillin e Vlorës, nuk janë thjeshtë dhe vetëm pjesë e një zinxhiri që është marrë me mbetjet.

Historitë e tyre fillojnë vite më parë. Menjëherë pas ardhjes së Rilindjes në pushtet kanë lëshuar tentakulat e tyre në shumë bashki të vendit. Disa para vitit 2013 dhe më pas duke e shtuar punën e tyre kryesisht në Berat, në Fier, Tiranë, por edhe në Korçë, me ardhjen e Rilindjes në pushtet.

CNA.al ka publikuar dy dite më parë skandalin sesi janë marrë rreth një million euro në Bashkinë e Tiranës, për matësva wirless, standardet dhe cilësia e të cilëve lë mjaft për të dëshiruar. Pa folur për çmimin, i cili është disa herë më i lartë sesa tregu. (Lexo këtu)

Në Bashkinë e Beratit gjithçka ka filluar rreth tetorit të vitit 2013.

Klodian Zoto i ITS-së, shkon dhe pas negociatash, Bashkia e Beratit merr një kredi nga Venetto Bankë, rreth një milion euro për matësa wirless. Matësa këto të cilat do të vendoseshin në këtë qytet, por do të kishte dhe një të ashtuquajtur sallë operative, dhe kontrolli apo menaxhimi si dhe kostot e matësave dhe rrjetit të transmetimit.

CNA.al më poshtë po sjell kontratën e cila mban firmën e Fadil Nasufit, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Beratit, i cili është dhe personi që ka kërkuar kredinë për të bërë investimin në këtë institucion. Dhe më pas më poshtë po sjellim një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka konstatuar shkeljet dhe abuzimet.

Por, le të mos iu hyjmë detajeve shumë thellë. Le të shohim disa gjëra elementare.

Sipas një denoncimi të ardhur në CNA.al flitet për një sallë kontrolli dhe menaxhimi të rrjetit e cila ka kushtuar rreth 380 mijë euro. Sipas KLSH-së, kjo është pjesë e projektit.

Salla në të vërtetë ka qënë një ambient me tre televizorë LED, që nuk kushtojnë më shumë se dy apo tre milionë lekë të vjetra dhe disa kompjutera të cilët kontrollonin të ashtuquajtur rrjet, që jepet si zigjidhje nga ITS-ja, e Klodian Zotos.

Po sjellim më poshtë edhe një foto tjetër, për të kuptuar se cila ka qënë gjendja e matësave të ujit, pra të këtyre të famshmëve me wirless, që janë vendosur në atë kohë në Berat.

Kjo sallë dhe kjo shumë parash, pas një viti ose diçka më shumë, është “hedhur në kosh të plehrave”, sepse i gjithë investimi është bërë në një objekt privat ku ka qënë Drejtoria e Ujësjellësit, e cila më pas ka ndryshuar zyrat e saj dhe ka shkuar në një ambient tjetër, pas një investimi të bërë nga KFW Bankë.

Gjithçka duket e qartë. Tentakulat e inceneratorëve kanë qënë të shtrirë më parë edhe tek ujësjellësat. Kanë qënë të shtrirë edhe në Korçë. Kanë shkuar në Fier, në Berat. Dhe tani janë edhe në Tiranë.

Për ata që mendojnë se thjeshtë dhe vetëm gjithçka ka ndodhur me inceneratorët, dhe ai është i vetmi burim të ardhurash, gabojnë.

Janë disa dhjetëra miliona euro të përfituara nga Klodian Zoto, për disa sisteme ëirless për ujësjellësat. Të cilat KLSH, në Korçë i ka gjetur në shkelje të ligjit dhe ka rekomanduar edhe shkarkimin dhe ndjekjen penale të drejtorit.

Por, mesa duket nuk ka mjaftuar. Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë hedhur diku poshtë, dhe Klodian Zoto dhe të tijët, kanë vazhduar qytet pas qyteti të çojnë ofertat e tyre, të detyrojnë ujësjellësat të blejnë matësat e tyre, të cilët i kanë quajtur një zgjidhje teknologjike dhe në të mirë të Ujësjellësave.

Kur, në fakt mënyra e vendosjes së tyre ka qënë katastrofë. Pa folur për problematikat e hasura. Për mosmarrjen në dorëzim të këtyre sistemeve dhe vetë rrjetit të vendosur të matësave, për shkak të problematikave që shfaqnin.

Dhe më pas me ndërhyrje apo me urdhër nga lart merreshin në dorëzim.

CNA.al do të vazhdojë në ditët në vijim të sjellë të tjera të dhëna, për të zbuluar komplet ?tentakukulat e oktapodit?. Sesi është shtrirë rrjeti i kompanive të Klodian Zotos, jo vetëm tek inceneratorët, por edhe tek ujësjellësat dhe në investime të tjera, të cilat kanë të dhëna mjaft të dyshimta. Që tregojnë sesi kompani private përfitojnë miliona e miliona euro, nga taksat e qytetarëve, por edhe institucione shtetërore të cilat marrin kredi, zhyten në borxhe dhe në finale rezultati është ?zero me bisht?. Dhe fitorja i përket xhepave të Klodian Zotos, i cili ofron matësa uji të pretenduar elektrik me wirless, të sistemeve të larta të sigurisë apo saktësisë. Por, që në fakt sipas disa të dhënave shpesh janë të pakolauduara, shfaqin probleme, sistemet në shumë raste kanë shfaqur problematika.

Nga ana tjetër qartazi duket se kemi të bëjmë me disa qytete ku janë përthithur nga ujësjellësat miliona e miliona euro nga kompania ITS, e famshmja e Klodian Zotos, e cila sipas të dhënave të publikuara nga CNA.al ka mundur të marrë dhe të ndërtojë inceneratoritn e Elbasanit, landfillin e Tiranës, atë të Fierit, të Vlorës dhe tashmë po zbulohen edhe fijet e tjera më të vjetra që kanë të bëjnë me milionat e eurove të përfituara nga ujësjellësat./CNA.al

Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

Ujësjellësi i Tiranës 1 miliardë lekë për Klodian Zoton/ Zgjerohen ?tentakulat? e njeriut të inceneratorëve

Skema korruptive e inceneratorëve në Shqipëri/ Kompania koncesionare pranon skandalin

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Lajmet e fundit nga