LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ujësjellësi i Tiranës 1 miliardë lekë për Klodian Zoton/ Zgjerohen “tentakulat” e njeriut të inceneratorëve

23 Tetor 2021, 09:32, Aktualitet CNA
Ujësjellësi i Tiranës 1 miliardë lekë për Klodian

Tenderat e dyshimtë janë shtrirë thuajse në të gjitha institucionet. Ata kanë prekur edhe Ujësjellësin e Tiranës.

CNA.al ka treguar me fakte se ITS (Integreted Technology Services), kompania e Klodian Zotos, qëndron pas koncesionit të inceneratorëve.

Kompania kryesore e piramidës së koncesioneve për inceneratorët, Integreted Technology Services, ITS, në faqen e saj zyrtare tregon qartë atë që ka raportuar CNA.al dhe mediat e tjera. Pra, se pas konçesionit të inceneratorëve në Shqipëri, qëndron një person.

Por, kur flasim për Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallen, nuk po flasim vetëm tek 22 milion eurot e inceneratorit të Elbasanit, për 28 milion eurot e inceneratorit të Fierit, apo për 128 milion eurot e inceneratorit të Tiranës.

Por, Klodian Zoto, pasi ka gjetur hapësirë tek inceneratorët, i ka shtrirë tentakulat edhe tek Ujësjellësi i Tiranës, sigurisht me bekimin e institucionit shtetëror.

Një tender prej afro 1 miliard lëkesh i është dhënë kompanisë ?Integrated Technology Services ? Energy 2 SRL?.

Në faqen zyrtare të kësaj kompanie thuhet se përgjatë periudhës 2019-2020, ka marrë tender për matësa elektronike, me vlerë 757,830.34 euro.

Paratë që kanë paguar shtesë qytetarët e kryeqytetit tek Ujësjellësi i Tiranës, në vend që të sillnin 24 orë ujë nëpër rubinetet e tyre, po shkojnë në xhepat e Klodian Zotos.

Tenderi ?Përmirësimi i matjeve të enteve private që përdorin ujin si lëndë të parë”, është shpallur me datë 31-05-2019 me fond limit 99 902 997,00 lekë.

Në garë për këtë tender kanë marrë pjesë katër kompani. AGI KONS. INTEGRATED TECHNOLOGY, ERMI ? PUMP dhe METEO.

Tre kompanitë janë skualifikuar nga gara me pretendimin se kanë pasur dokumentacion të mangët dhe fitues është shpallur kompania e Klodian Zotos.

Tenderi me fond limit rreth 1 miliardë lekë të vjetra iu dha kompanisë së Klodian Zotos me datë 17-07-2019, që për një vit të verifikojë dhe ndryshojë matësat (sahatët) e bizneseve që përdorin ujin.

CNA.al i është drejtuar Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalimeve në Tiranë, për të pasur më tepër informacion në lidhje me këtë tender.

CNA.al ndër të tjera ka kërkuar të dijë detaje të tilla si, sa është numri fillestar i matesave, sa është në total dhe nëse janë  vendosur matësa me sistem elektronik.

Por, drejtuesi i Ujësjellësit, ish kreu, i organizatës ?Mjaft?, Elton Kacidhja ka refuzuar të japë informacionin e kërkuar.

CNA.al i është drejtuar me një kërkesë të dytë, kreut të Ujësjellësit, Elton Kacidhja, i cili duke heshtur dhe duke iu shmangur përgjigjeve ngre dyshime se po tenton të fshehë skandalin që e ka zanafillën më herët se ai të merrte detyrën.

CNA.al ka kryer më herët një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave.

Nuk fillon historia tani vonë, por ajo ka filluar më shpejt. Kjo histori ka filluar me Ujësjellësin e Korçës. Janë kontrata të lidhura, për ?Për Financimin dhe Instalimin e një sistemi elektronik për matësit e ujit?.

Klodian Zoto dhe kompania e tij, ITS, së pari ka shkuar në Korçë, ku kanë instaluar matësa, me vlerë gati 6 milionë dollarë.

Gjithçka ka ndodhur në vitin 2014, sipas një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka zbuluar se ka pasur procedura të parregullta për financimin dhe instalimin e matësave.

Në Elbasan gjithashtu, sërish me një projekt pilot.

Miliona euro për matësa të cilët quhen inteligjentë, vlera e të cilëve është 6-fish më e lartë se ajo e tregut dhe në fakt nuk kryejnë asnjë funksion, në qëllimin final./CNA.al

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Lajmet e fundit nga