Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

FBI-ja dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të katër vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara kanë ngritur alarmin për rritjen dramatike në skemat e shantazhit seksual që vendosin në objektiv të miturit, nëpërmjet aplikacioneve të lojërave dhe platformave të tjera dixhitale, situatë për të cilën thonë se është shndërruar në një krizë globale.
Skemat e tilla, ku viktimat shtrëngohen të dërgojnë fotografi intime dhe në vazhdim iu bëhet shantazh për përfitim financiar, janë përdorur ndaj personave të të gjitha grupmoshave, por incidentet më të fundit tregojnë se djemtë adoleshentë janë objektivi i tyre parësor.
Në faqet e lojërave në internet dhe në aplikacionet e komunikimit, personat që synojnë të shfrytëzojnë dhe shantazhojnë të miturit, të cilët janë shpesh persona të moshës madhore që banojnë në Afrikën Perëndimore dhe që shtiren sikur janë vajza, i mashtrojnë viktimat e tyre duke u kërkuar të dërgojnë filmime dhe fotografi intime. Në vazhdim, ata kërcënohen me publikimin e tyre, në rast se nuk paguajnë.
FBI-ja, dhe agjencitë homologe në Australi, Kanada, Zelandë të Re, dhe Britani, deklaruan se kanë vërejtur një rritje tepër të madhe të numrit të rasteve gjatë vitit të kaluar dhe se problemi është shtrirë në të gjithë botën.
“Zhvatja financiare ka një ndikim shumë më të gjerë se thjesht tek vendi ynë apo fëmijët tanë – është një krizë globale që kërkon vëmendjen e të gjithëve”, shprehet në një deklaratë Drejtori i FBI-së, Christopher Wray. “FBI po bashkëpunon nga afër me partnerët tanë ndërkombëtarë për të parandaluar që fëmijët tanë të bien viktima të këtij krimi tragjik. Të gjithë ne kemi detyrën të mbështesim dhe të fuqizojmë viktimat që ata të tregojnë dhe që t’u demonstrojmë atyre se jeta vazhdon edhe pas këtyre imazheve”.
Paralajmërimi vjen ndërsa Departamenti i Drejtësisë njoftoi në dhjetor se mbi 3 mijë të mitur, kryesisht djem, ishin bërë objekt shantazhi seksual gjatë vitit 2022, një rritje e madhe kjo krahasuar me vitet e mëparshme. Mbi dymbëdhjetë viktima kanë bërë vetëvrasje.
Personat që synojnë të shfrytëzojnë dhe shantazhojnë të miturit vënë në objektiv fëmijë të moshës 14 deri 17 vjeç, dhe ka patur edhe raste viktimash të moshës deri në 10 vjeç, njoftoi Departamenti i Drejtësisë.
“Megjithëse shantazhi financiar seksual bëhet në rrugë elektronike, ai mund të ketë pasoja serioze përtej botës së internetit”, thuhet në deklaratën e FBI-së. "Pas kërcënimeve dhe agresionit, viktimat mund të ndihen të vetmuar, të turpëruar, të trembur, dhe këto ndjenja mund t’i detyrojnë fëmijët që t’i shkaktojnë dëm vetes”.
Michelle DeLaune, drejtore ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar, thotë se qendra e saj ka marrë vitin e kaluar mbi 10 mijë raportime rastesh të lidhura me shantazhin seksual.
“E kuptojmë se si viktimat e moshës së re të këtij krimi mund të ndjejnë se nuk kanë zgjidhje tjetër, por ne duam t’ua bëjmë të ditur se ata nuk janë vetëm”, u shpreh zonja DeLaune në një deklaratë, ku i bën thirrje prindërve që të flasin me fëmijët e tyre./ VOA
Aktivisti Ervin Resuli ka reaguar me tone të ashpra për rr...
Shqipëria është kthyer në një vend rehabilitues për sh...
Deputeti Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me mega-aferën e...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me çësh...
Sot mediat nxorën një lajm, të cilin fillimisht e shit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një postimi...
United Group, një nga operatorët më të mëdhenj të telekomu...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë n...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Policia njof...
Stela Gugallja e shpallur në kërkim ndërkombëtar prej ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Stela Gugallja, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtarë për...
Kandidati i PD-së për Bashkinë Kavajë, Fisnik Qosja ka de...
Mbi 4.400 njerëz vdiqën në Turqi (gjendja e 07.02, 10:00) ...
Në momentet tejet të vështira ku ndodhet Turqia dhe Siria,...
Ditën e djeshme një ashensor i një pallati në zonën e Asti...
Ergys Hoxha, ish-drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministr...
Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës pas takimit me të dër...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë,...
Klanet kriminale të organizuara në Shqipëri kanë pothuajse...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...